Mjeku i shkruan Ramës: Shërbimet kanë degraduar për qëllime personale. Gënjehesh nga servilët!

Denisa Canameti

Duket se kryeministri i vendit, Edi Rama, ka krijuar varësi nga rrjetet sociale. Çdo punë promovohet aty e veç kësaj çdo koment filtrohet dhe në raste të caktuara i bëhet “reply”.

Qytetarë të thjeshtë zgjedhin t’i qajnë hallet virtualisht me Ramën. Ata shpesh ankohen për reformat e parealizuara, për premtimet e pa mbajtura etj. E sidomos kur promovohen arritjet në shëndetësi, numri i komentuesve është vërtet i lartë. Ata ndajnë qëndrime të ndryshme nisur nga eksperiencat personale në përballje me shërbimin shëndetësor.

Në raste jo të rralla, edhe mjekët vetë zgjedhin Facebook-un për t’i shprehur kryeministrit konsideratat për punën e bërë.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të trajtimit dhe sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në 2013 dhe sot”, shkruan Rama në një status të vetin sot në Facebook.

Numri i komentuesve ka qenë i lartë. Por midis komenteve të shumta, bie në sy komenti i mjekut ORL Gjergji Bizhga.

Mirëmëngjesi i dashur, Edi Rama

Përpjekjet tuaja për përmirësimin e jetës së vendit janë kolosale dhe arritjet janë të vërteta. Në shëndetësi është bërë jashtëzakonisht shumë në mënyrë të pabesueshme. Duhet të kesh parasysh që shumë njerëz qe ti u ke besuar reforma dhe pushtet nuk kane sensibilitet karshi njerëzve dhe aq më shumë bashkëpunojnë me njerëz që u përulen përpara e u nxjerrin gjuhën pas krahëve. Gjithë puna e tyre është të krijojnë një imazh të mirë në sytë e tu e të marrin mbi kurriz gjithë shpifjet.

Si ka mundësi që vërtet në shëndetësi është bërë kaq shume? Mjafton të përmendet që infarkti është bërë si apendesiti, pasi ka shërbim 24 orë e nuk flet njeri për këtë fakt. Ju u bllokuan, por dhe vullneti i Ilir Beqës nuk ishte për reformë institucionale në shëndetësi dhe as që u bë gjë. Këtë e shfrytëzuan haxhiqamilistët duke i degraduar shërbimet për përfitime personale dhe për diskretitim të shëndetësisë. Gabimi jot i vetëm është që si të gjithë njerëzit e mëdhenj gënjehesh nga servilët që të duan për të përfituar nga pushteti, por janë larg idealeve. Je më i miri, suksese!, e mbyll komentin e tij Bizhga, i cili gjithashtu ka replikuar me të tjerë komentues./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi