Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me respektimin e masave anti-Covid në linjat e autobusëve në Tiranë të cilat përveç se udhëtarëve, nuk zbatohen as nga punonjësit, shoferët dhe faturinot.
Në një postim në FaceBook, mjeku tregon se në autobus janë vetëpm dy persona me maskë, ndërsa ka paralajmëruar se nëse vazhdohet pa zbatuar rregullat e masave, atëherë Shqipëria do të pësojë një rritje të madhe të rasteve infektive me virus. “Quo vadis Tirana ime!!!”, e mbyll shkrimin mjeku Tritan Kalo.
Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo:
“Kohë kovidiane….15.09.2021….Udhës për në spitalin Covid-1 të QSUT….Jemi 28 individë në autobuzin e ri të Unazës së Madhe…. Dy pasagjerë me maskë, unë dhe një tjetër…. Shoferi e fatorino Jo e Jo…..Welcome Sars-Cov2/Covid-19…..
Të pritëm krahëhapur në plazhe e kudo gjatë Verës, po vijojmë të presim po krahëhapur edhe në Vjeshtë, ani pse viruse të tjerë respiratorë kanë filluar “të hedhin valle” rreth nesh…..Quo vadis Tirana ime!!!”


