Mjeku obstetër gjinekolog denoncon: Shkoj nga Tirana në Peshkopi, marr vetëm 35% të bonusit

“Përshëndetje z. Ministër! Unë punoj në Peshkopi mjek obstetër gjinekolog, shkoj nga Tirana, por më paguhet vetëm 3500 lekë të reja si shtesë page për largësinë. Asgjë më tepër”.

Ky mesazh, drejtuar ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, duket se ka rënë në vesh të shurdhët.

Bajram Balliu punon mjek obstetër gjinekolog në spitalin rajonal të Peshkopisë që prej 2007-s. Ai jeton me familjen në Tiranë. Në maternitet punojnë dy mjekë obstetër-gjinekologë. Organika është për tre të tillë. Mjekja gjinekologe ka dalë në pension por punon me një kontratë 1 vjeçare.

Pavarësisht se mjeku vjen nga Tirana në Peshkopi, ai nuk e përfiton të plotë bonusin e premtuar nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas pretendimeve të mjekut, ai merr shtesë mbi pagë vetëm 3500 lekë të reja.

I kontaktuar nga ‘Shëndet+’ lidhur me arsyetimin që i është dhënë për mospagesën e bonusit, mjeku Bajram Balliu u shpreh:

“Arsyetimi që është dhënë për mospagesën e bonusit prej 100.000 lekësh për mjekët që punojnë në qarqet ku nuk ka mjekë specialistë është ky: Jepet bonus për mjekët që fillojnë rishtas dhe jo për mjekët që kanë qenë të emëruar më parë. Unë punoj mjek obstetër-gjinekolog prej vitit 2007 në Peshkopi”.

 Në mbledhjen e qeverisë, më datë 29 korrik, Këshilli i Ministrave vendosi që të gjithë ata mjekë specialistë që do të zgjedhin të punojnë nëpër spitalet rajonale ku ka mungesa, përveç pagës, të përfitojnë edhe 100 000 lekë bonus çdo muaj. Duke iu referuar këtij dokumenti, saktësohet se çdo vit nuk mund të punësohen më shumë se 200 mjekë, ndërkohë që kontratat e tyre nuk do të jenë definitive, por për një periudhë të caktuar.

“Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, por jo më shumë se 200 mjekë në vit. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus në masën 100 000 lekë në muaj”, thuhet në projektvendimin e miratuar me vendim qeverie./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni