Mjeku pediatër: Bie numri i urgjencave pediatrike, frika nga pandemia nuk është shkaku

Nga Dr. Albert Lama për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza

Sa të rrezikuar janë fëmijët nga virozat e stinës?

Virozat e stinës janë ciklike, domethënë që çdo vit në stinën e ftohtë fëmijët preken nga infeksionet virale dhe nga viruse që kryesisht prekin aparatin respirator, edhe atë gastro/intestinal Fëmijët  manifestojnë kryesisht temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje ose forma të tjera. Ka dhe raste më të rënda që manifestojnë bronko-pneumoni, pneumoni. Viroza është indicia fillestare, pasi një infeksion viral shoqërohet nga komplikacione të mundshme nëqoftëse fëmijet lihen në një dekurs natyral, nëse lihet pa trajtuar.

Këto infeksione në vetëvete i lufton vetë  imuniteti i trupit, por infeksionet e tjera shoqëruese të cilat janë bakteriale, mund të mbivendosen,  nga modulimi që ndodh me imunitetin e trupit (pra  viruset e ulin imunitetin), duke nisur nga ato që quhen “bajame” në gjuhën popullore, deri në bronko-pneumonit ose pneumonit. Nuk përjashtohen dhe infeksionet e rrugëve urinare dhe raste më të rralla meningite.

Për sa i përket realitetit tani, infeksionet virale nuk janë më si kanë qënë në vitet më përpara.  Niveli i evidencës klinike, pra i rasteve që paraqiten në urgjencë,  është shumë më i ulët. Rastet të cilat gjykohen dhe trajtohen nga mjeku i familjes, do të thotë që janë raste ambulatore dhe në urgjencë përgjithësisht paraqitet raste të cilat janë më të agravuar dhe kanë nevojë për hospitalizim. Sipas mendimit tim, mosparaqitja në urgjencë nuk lidhet shumë me arsyen e panikut  nga pandemia. Besoj se fëmija nuk neglizhohet nga prindërit.

Cilat janë simptomat e para që shfaqen tek fëmija?

Simptomat kryesore janë në varësi të traktit që afekton, sic janë trakti respirator, trakti gastrointestinal, trakti urogenital, sistemin neurologjik dhe atë kardiovaskular, i cili është shumë pak i prekur ose aspak. Në këtë kuadër shenja kyesore është temperatura e cila rrit vigjiencën e prindit dhe supozon se duhet të kryejë një vizitë tek mjeku i familjes ose në urgjencë, në varësi të gjendjes që ai e gjykon fëmijën e tij. Ndërsa të tjerat simptoma janë: kollë kur kemi prekje të aparatit respirator, vështirësi në frymëmarrje. Nëqoftëse kemi prekje te aparatit gastrointestinal, mund të kemi të vjella ose diarre, krahas temperaturës që mund të jetë shoqëruese në të gjitha rastet.

Në rast prekje të aparatit urogenital mund të ketë urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit, dhimbje barku etj.

 

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim