Në kohën kur shumë mjekë të rinj e të vjetër kërkojnë të ikin në vendet e Bashkimit Europian për të ushtruar profesionin e tyre Erind Shurdi nga Divjaka, mjek në profesion vendosi të braktisë Gjermaninë dhe të kthehet në vendlindje.
Studimet e larta ai i mbaroi në Itali, aty ku edhe nisi punën si mjek për t’u zhvendosur në Gjermani për një mundësi më të mirë punësimi. Por 20 vite në emigrim ai i la pas shpine për tu kthyer në vendlindje.
Si çdo rikthim ishte i vështirë, shprehet mjeku, teksa tregon se iu desh një periudhe tre vjeçare për procedurat e konvertimit të diplomës me qëllim që të kishte mundësi të sillte në vendin e tij eksperiencën dhe profesionalizmin e përfituar në Itali dhe Gjermani.
Erindi ka një mesazh për të gjithë studentët e rinj, që duan të braktisin vendin, por edhe për të gjithë kolegët mjekë që ushtrojnë profesionin jashtë Shqipërisë.