Mjeku shqiptar merret si shembull në Gjermani

Edhe pse mjaft i ri në moshë, mjeku shqiptar Klodian Goma ka arritur të çajë rrugën e tij drejt suksesit profesional duke filluar punë në Gjermani si mjek.

28-vjeçari Goma, së bashku me kolegen e saj Manuela Vetter, 30 vjeçe, janë marrë si shembull në mediat gjermane si dy mjek të rinj që ndryshe nga pjesa e madhe e mjekëve kanë zgjedhur të punojnë e të vijojnë specializimin e tyre në spitalin e një qyteti të vogël si Hassfurt.klodian-goma

“Kush tha se mjekët e rinj duan vetëm në qytetet e mëdha. Dy mjekët e rinj janë të lumtur në spitalin Hassfurt. Ata tregojnë se çfarë është më mirë se në një spital të madh”, hapet shkrimi i mainpost.de për dy mjekët.

Në intervistën për “Mainpost”, mjekët tregojnë se pavarësisht ofertave që u kanë ardhur nga spitale më të mëdha, kanë zgjedhur pikërisht Hassfurt për të vijuar misionin e tyre dhe tregojnë edhe përfitime që ata kanë nga kjo zgjedhje.

“Në spitalet e mëdha ju si mjek janë vetëm një numër, ndërsa në spitalet e vogla unë mund të bëj si një mjek çdo gjë të re. Nuk kërkoj më tepër”, shprehet 30-vjeçarja Vetter.

Ndërsa mjeku shqiptar, Goma konfirmon se në Klinikën Fulda, ku ai nisi punë pasi përfundoi studimet mjekësore në Tiranë, hierarkia mes drejtuesve, shefit të mjekëve me mjekët e rinj ishte shumë e madhe. “Nëse kam pyetje është gjithmonë dikush nga mbikëqyrësit i gatshëm për mua”, shprehet mjeku shqiptar duke bërë krahasimet mes një spitali më të madh dhe atij në Hassfurt, ku mundësia për të mësuar më tepër është edhe më e madhe.

Gjatë intervistës Goma tregon se nuk ka ndërmend të ndërrojë spital, të paktën për 3 vitet e specializimit, e më pas mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë, ku nuk përjashtohet edhe rikthimi për të punuar si mjek në atdheun e tij, Shqipëri./ Top Channel

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak