Mjeku Stroni: Karakteristikat e Omicron dhe çfarë nuk duhet bërë gabim me mjekimin

Në 24 orët e fundit është regjistruar sërish rritje e rasteve pozitive me koronavirus.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 7,378 teste të kryera rezultuan të infektuar 2029 qytetarë. Dhe, si duket sipas mjekut infeksionist Gent Stroni po shkojmë drejt pikut të kësaj vale të radhës.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në “Radari Informativ” në ABC, mjeku Gent Stroni u shpreh optimist se ky mund të jetë piku i fundit. Sa i përket variantit Omicron i cili po e shkakton këtë valë të radhës, mjeku thotë se shkakton një prekshmëri familjare. Pra pasi e merr një nga anëtarët e marrin të gjithë.

Po ashtu, shpjegoi Stroni, Omicron ka një karakteristike që kalon nga faza e parë në fazën e dytë të sëmundjes shumë me shpejt se Delta duke shkaktuar brenda pak ditëve edhe temperaturën e lartë.

Por a ka ndryshim mes simptomave që shkakton ky variant me Deltën dhe gripin që po qarkullon në këtë stinë? Sipas Gent Stronit, jo.

”Si për Deltën si për Omicron edhe për gripin janë të njëjta,dhimbje fyti, kolla me sekrecione dhe janë njëlloj. Kur bën testin e shpejtë nuk del pozitiv. Duhet bërë PCR.”

As në mënyrën e trajtimit nuk duhet të ketë ndryshime, thotë Stroni. Ai rekomandon që të shmanget terapia me antibiotikë që në fazën e parë dhe në vend të saj të bëhet terapia me vitamina./ abcnews.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet