Elizaveta Bulokhova është emri i modeles 25-vjeçare, e cila ishte në kulmin e një karriere të suksesshme kur u diagnostifikua me osteosakromë, një kancer intensiv që gërryen kockën.
Elizaveta ishte 4-muajshe shtatzënë kur vuri re një inflamacion në nofullën e djathtë, dhimbjet e së cilës u bënë gjithnjë e më të dhimbshme.
Ajo u detyrua t’i nënshtrohej disa operacioneve intensive në vitin 2014 dhe hoqi 95% të nofullës së saj. Kirurgjia e parë zgjati 16 orë dhe u pasua nga operacione të tjera të njëpasnjëshme.
Modelja tregon momentet e tmerrshme që i ndërprenë gëzimin për lindjen e një fëmije. “Kjo ishte dhimbja më e madhe e imja, – shprehet ajo, – dhe jo dhimbjet e operacioneve apo fakti që e ka mbajtur gojën 10 javë mbyllur, duke u ushqyer nga tubat që i kisha kudo nëpër trup”.
Pavarësisht sëmundjes, Elizaveta nuk pranoi ta ndërpriste shtatëzaninë. Përpara se të vazhdonte luftën me tumorin përmes kimioterapive, ajo solli në jetë të birin, Valentinin, 10 javë më shpejt.
Megjithëse po i nënshtrohet sërisht kimioterapive të shumta dhe pavarësisht faktit se ajo hoqi 95% të nofullës së saj, modelja i është rikthyer objektivit të aparatit fotografik.
Me flokë të rënë, por me një bukuri të lindur, me dhimbje të shumta, por me një engjëll në krahë, Elizaveta tashmë është forca e familjes së saj dhe e çdo femre që vuan nga e njëjta sëmundje.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


