Përshtati për www.shendeti.com.al: Blertina Koka
Kjo video tregon një moment shumë prekës kur një 10 vjeçar i sëmurë me paralizë cerebrale fiton garën, pasi shokët e tij e ngadalësojnë vrapin qëllimisht që të dilte i pari. Daniel Boyers, nga Britania, fillimisht nuk kishte pranuar që të merrte pjesë në garë për shkak të gjendjes së tij dhe nga frika se shokët do të talleshin me të.
Ai i është nënshtruar kohët e fundit një operacioni në kyçin e këmbës, dhe kishte frikë se mos shokët e tij do të qeshnin kur ta shihnin duke vrapuar me allçinë në këmbë.
Videoja tregon se si shtatë fëmijët e tjerë ngadalësojnë vrapin gjatë fundit të garës, dhe brohorasin të gjithë kur Danieli del fitues. Fëmija shkon menjëherë tek nëna e tij duke qarë dhe bërtitur: “Jam shumë i lumtur që dola i parë. Nuk kam dalë asnjëherë i pari”.
Nëna e tij tregon se nuk e kishte ditur më parë që shokët do ta ndihmonin Danielin që të fitonte garën. “Ai ka vrapuar çdo vit, por gjithmonë ka dalë i fundit. Këtë vit të gjithë fëmijët vendosën që të mos e kalonin Danielin”, tregon nëna e tij Wendi.
https://youtu.be/BHNwpcViI14
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


