Monitorim në poliklinikat e specialiteteve: Sa respektohet distanca fizike dhe si është organizuar shërbimi?

 Desara Çela

Në Poliklinikat e Specialiteteve nuk respektohet distanca fizike, pacientët nuk janë korrekt me vendosjen e maskave duke e mbajtur atë poshtë mjekrës. Kjo situatë ishte përgjithësisht tek mjeku infeksionist, tek shëbimi i ekos dhe tek mjekët endokrinologë. Gazeta “Shëndet Plus” bëri një monitorim diten e sotme në poliklinikat e specialiteteve në Tiranë, për të parë organizimin e shërbimit shëndetësor gjatë periudhës së pandemisë. Gjithashtu, Gazeta Shëndeti, konstatoi se disa nga poliklinikat nuk janë të pajisura me desinfektantë për duart, por ndërkohë janë të pajisur me postera informuese. Fatkeqësisht, pacientët duket se ose nuk i lexojnë posterat ose pavarësisht se i lexojnë nuk i respektojnë.

Pritja në rradhë vazhdon edhe në kohë pandemie! Dikush ankohet pse është vetëm një mjek, dikush tjetër bërtet se po i zinin radhen ku ky i fundit kishte dy orë që priste për të marrë shërbimin që i takonte. A e mori atë shërbim ?! Po e mori! Pas një pritje dy orëshe në korridorin e poliklinikës së tejmbushur me pacientë  ku distanca sociale nuk respektohej. Në vendin ku shkon për kurim duhet të qëndosh me frikën se mund të infektohesh me Covid-19.

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja