Shumica e njerëzve mendojnë se fjetja me flokë të lagur nuk është e dëmshme dhe e praktikojnë shpesh këtë rutinë.
Edhe pse nuk ka asnjë provë të saktë shkencore që ky zakon mund të shkaktojë ftohje, këtu do t’ju paraqesim 3 arsye se pse fjetja me flokë të lagur është e dëmshme.
Dhimbje koke: temperatura e trupit tuaj rritet deri në fazën REM. Trupi fillon të ngrohet dhe lagështia mbi kokë mund të shkaktojë dhimbje të rënda koke.
Infeksionet: jastëkët janë idealë për rritjen e baktereve, sepse ato thithin djersën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe yndyrën. Flokët e lagur krijojnë një “terren të përsosur” për infeksionet.
Flokë të brishtë që mund të çahen (krijojnë kokë të dyfishtë) lehtësisht: lagështira i bën flokët më të bishtë dhe më të prirur për të krijuar maja të dyfishta.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


