Mos i dhunoni fëmijët, ata janë modeli juaj!

Vazhdojmë të hasim në rrugë, nëna apo baballarë, që keqtrajtojnë fëmijët e tyre. Ajo, që bie në sy në këto pamje, është fakti, që prindërve nuk u shkon në mendje, që janë në publik dhe po i fyejnë fëmijët e tyre përpara gjithë botës. Të paktën fëmijët kështu e përjetojnë.

U bërtasin, i godasin, deri u shkulin edhe veshin, pa e ditur dhe pa u menduar se çfarë ndjen fëmija, çfarë pasojash kanë këto veprime dhe kjo sjellje e të rriturit te i parrituri.

Janë të pushtuar nga inati i tyre dhe nuk ekziston gjë tjetër, as detyra, as përgjegjësia dhe as ajo “dashuria” për fëmijën, që e përdorin si mburojë.

I duan fëmijët të edukuar, kur vetë sillen si të munden. I thonë fëmijës të sillet mirë, kur vetë nuk dinë të sillen. Asnjëherë nuk u ka shkuar në mend, që janë ata janë modeli juaj.

Nëse të rriturit sillen pa u menduar, fëmija do të jetë konfuz dhe nuk do të dijë se si të sillet në publik, apo kur është në një mjedis familjar.

Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, që ai është gjithë kohën nën pushtetin e frikës dhe të pasigurisë, se cila është mënyra më e mirë, apo fjala e duhur?

Një pediatër i madh dikur tha: “Nëse doni, që fëmijët të bëhen të mirë, t’ju respektojnë dhe nderojnë, respektojini ju prindër të parët dhe ata nuk do të bëjnë ndryshe.”/ Lira Gjika, Pediatre

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"