Mos i hidhni lëkurat e portokallit, ja përfitimet që kanë

Portokalli është jo vetëm i shijshëm, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Lëkura e portokallit është gjithashtu po aq e dobishme sa edhe fruti. Ja disa nga këto përfitime:

lekure portokalliJu shpëton nga insektet: nëse doni të lini dritaren hapur, vendosni disa lëkura portokalli në dritare në mënyrë që insektet dhe mushkonjat të mos futen në shtëpi.

Heqin erën e keqe të këpucëve: nëse këpucët mbajnë erë të keqe, vini lëkurë portokalli brenda në këpucë dhe lëreni gjithë natën. Lëkurat do të thithin erën e keqe.

Përdoren për pastrim: përzieni  lëkurën e portokallit me uthull në një kavanoz. Vendoseni kavanozin në frigorifer për disa javë. Herë pas here tundeni kavanozin. Pas disa javësh, hidheni lëngun në një spërkatës dhe përdoreni për të pastruar dyshemenë dhe dritaret.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi