Motomedika/ Drejtori i urgjencës kombëtare Brataj: Zonat ku përdoren për të çuar ndihmën e parë

Drejtori i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar funksionet e motorëve mjekësorë që kanë hyrë për herë të parë në Shqipëri.

Një një intervistë për Euronews Albania, Brataj tha se këta motora përdoren në qendrat me trafik apo në ato historike, ku është e pamundur të hyjet me auto-ambulancë.

Ai tha gjithashtu se disa prej këtyre motorave përdoren edhe në Izrael dhe Gjeorgji, për të bërë të mundur dhënien e ndihmës së shpejtë.

“Motorët mjekësorë janë hera e parë që vijnë në Shqipëri. Duhet të kene sirenat, fenelinat, identifikimin. Gjithmonë na marrin në telefon, shiko se ambulanca… Kush është qëllimi i motorave? I studiuam disa nga modelet. Disa nga modelet përdoren edhe në Izrael, edhe në Gjeorgji.

Motori shërben për zonat me trafik, për qendrat historike që janë të ngushta. E rëndësishme është që ekipi mjekësor të mbërrijë në vendin e ngjarjes, të japë ndihmën e parë. Ka një statistikë të tillë që një në 1000 persona në vit vdesin në mënyrë të papritur. Në 85 % të rasteve ka nevojë për goditje elektrike apo defibrilim”, tha Brataj.

http://https://youtu.be/RtTNidi_sWY

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?