MSH: Nga 10 të prekurit me COVID 19, në Infektiv vetëm 3, njëri në Durrës. Gati për pacientë edhe “Shefqet Ndroqi”

Në konferencën për mediat ku u njoftuan përditësimet e reja për të prekurit me COVID 19 në vendin tonë, u fol edhe për situatën e pacientëve, por edhe kapaciteteve që kanë spitalet tona.

Zv.ministrja Mira Rakacolli deklaroi se në këto momente në Infektiv po mbahen vetëm 3 persona nga 10 të prekurit. Ajo sqaroi se dy rastet e para nuk janë në karantinën e spitalit, por janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

“Të jesh bartës nuk është njësoj si të jesh i sëmurë. Por ke aftësi ta përçosh virusin pavarësisht se ti nuk mund të sëmuresh, prandaj është e nevojshme të vetëkarantinohesh. Edhe dy pacientët e parë janë të vetëizoluar. Kur je në vetëkarantinim ke për detyrë të qëndrosh në ambient të izoluar, personi vendos një maskë, të përdorë ambiente të veçanta dhe të njoftojë për ndryshimin e gjendjens së tij 127”.

Një nga 10 të infektuarit që është nga Durrësi po mbahet në spitalin e Durrësit, u sqarua gjatë konferencës.

Në rastin më të keq, nëse do të mbushet Infektivi, pritet që pacientet të hospitalizohen në Sanatorium, në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Edhe në skenarin më të keq, në rast se mbushet Infektivi, do të kemi edhe spitalin Shefqet Ndroqi, i kemi marrë të gjitha masat”,- sqaroi mjekja.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025