Kryefaqja Aktualitet Muaji kundër kancerit të gjirit, Paloka: Ja oraret dhe dokumentet për kryerjen...

Muaji kundër kancerit të gjirit, Paloka: Ja oraret dhe dokumentet për kryerjen e egzaminimit në Poliklinikën Qëndrore

0
Shpërndaje

Bisedoi: Desara Çela

Muaji tetor njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Janë më shumë se 700 raste të reja me kancerin e gjirit që diagnostikohen çdo vit në vendin tonë, duke qenë kanceri më i shpeshtë tek gratë.  Një nga ekzaminimet që duhet bërë  për të diagnostikuar kancerin e gjirit është mamografia. Në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 është i mundur ky ekzaminim për të gjitha gratë të cilat dëshirojë që ta bëjnë një kontroll falas.

Në një intervistë për gazetën “ Shëndeti Online” imazheristi  Guljem Paloka pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 foli rreth mamografisë dhe ç’duhet patur me vete për ta marrë falas këtë shërbim.

Cila është rëndësia e kryerjes së egzaminimit të mamografisë dhe në cilën moshë është e këshilluar të ky bëhet ekzaminimi?

Mamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Rezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin. Nëse mamografia është normale, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë, madje edhe nga një mamografi tek tjetra, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë.  Nëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Mosha e këshilluar për të bërë ekzaminimin me mamografi është rreth moshës 40 vjeçare, por edhe më përpara kësaj moshe duhen bërë kontrolle tek mjeku. Egzaminimi që duhet të bëjnë femrat përpara të 40-ve është ekografia e gjirit.

Thatë që mamografia duhet kryer sipas intervaleve kohore të rekomanduara… Sa herë duhet të bëhet ekzaminimi me mamografi?

Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.

Cila është proceduar që duhet ndjekur për ta marrë këtë shërbim falas në Poliklinikë?

Duhet të jenë banore të Tiranës dhe të kenë ID (kartë identiteti) me vete. Duke qenë se jemi ne muajin tetor ka edhe fluks. Nëse e kemi të mundur mund ta bëjmë menjëherë ekzaminimin nëse jo do i programojmë një orar tjetër, kjo për shak se ka kërkesa.

Ne punojmë nga ora 08:00-20:00 për ta ofruar këtë shërbim nga e hëna në të shtunë.

Ky fluks është çdo vit I njëjtë, apo vit pas viti keni vënë re një rritje të ndërgjegjësimit të grave për të kryer kontrollin e gjirit?

Po! Janë bërë më të ndërgjegjësuara dhe po të bëjmë një krahasim me kohët më përpara shikojmë që kemi kërkesa më të larta të pacientëve që duan të bëjën kontrolle. Sigurisht që ndikon edhe media, emisionet televizive japin efektin e tyre.

Jo vetëm për mamografinë por njerëzit janë më  të ndërgjegjësuar që të bëjnë vizita dhe kontrolle periodike. Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit por duhet gjatë gjithë vitit që femrat të kontrollohen, dhe jo vetëm në aspektin e mamografisë por në çdo lloj kontrolli mjekësor.

A ka shtim të rasteve me kancer të gjirit?

Ka shtim të rasteve dhe ne e shikojmë tek kontrollet që bëjnë vit pas viti.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here