Mungesa e orgazmës te gratë, çfarë e shkakton?

Nga Kozeta Mustafaraj, mjeke obstetër-gjinekologe

Pavarësisht asaj që përshkruhet apo shfaqet nëpër filma, e sigurt është që orgazma s’është diçka e thjeshtë. Arritja e pikut të kënaqësisë është një reaksion kompleks mes faktorëve fizikë, emocionalë dhe psikologjikë.

OrgazmaShkaqet fizike: Shumë sëmundje, ndryshime fizike apo medikamente të ndryshme mund të ndërhyjnë me orgazmën.

Gjendje mjekësore: Sëmundjet, si: diabeti apo skleroza e shumëfishtë ndikojnë në shfaqjen e problemeve me orgazmën.

Ndërhyrje gjinekologjike: Operacionet e qafës së mitrës, heqja e mitrës, prania e aderencave nga infeksionet kronike i bëjnë marrëdhëniet seksuale të dhimbshme.

Medikamente të ndryshme: Medikamentet që përdoren për mjekimin e tensionit të lartë të gjakut, antialergjikët apo antidepresivët ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve seksuale.

Alkooli dhe droga: Sasia e madhe e alkoolit dhe përdorimi i drogave të ndryshme pengon aftësinë për arritjen e orgazmës.

Mosha: Me kalimin e viteve gruaja pëson ndryshime anatomike, hormonale, neurologjike apo kardiovaskulare, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në seksualitetin e saj. Vlerat estrogjenike gjatë kalimit në menopauzë, sjellin një ulje të ndjeshmërisë së klitorit, kokave të gjoksit, lëkurës. Po ashtu ndodh një pengim në qarkullimin e gjakut në vaginë dhe klitor, ç’ka sjell stopim të orgazmës.

Shkaqe psikologjike:

  • Probleme mendore, si p.sh: ankthi ose depresioni
  • Ankthi për arritjen e orgazmës
  • Stresi dhe probleme financiare
  • Kultura dhe besime fetare të ndryshme
  • Frika nga shtatzënia apo marrja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
  • Turpi apo droja
  • Bërja fajtor për eksperiencat seksuale të ndryshme

Probleme të lidhjes

Shumë çifte që kanë probleme në marrëdhënien e tyre, shfaqin probleme edhe gjatë akteve seksuale.

Për këtë ndikon:

  • Mungesa e lidhjes me partnerin
  • Konflikte apo probleme të pazgjidhura të ditës
  • Komunikim i keq në lidhje me nevojat seksuale apo preferencat seksuale
  • Tradhtia apo mungesa e besimit

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?