Mungesa e orgazmës tek gratë, si kurohet

Për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’ Kozeta Mustafaraj, obstetër-gjinekologe

Anorgazma është përkufizimi mjekësor që i bëhet vështirësisë për arritjen e orgazmës pas një stimulimi të mjaftueshëm seksual. Kjo është një gjendje e shpeshtë që prek shumë më tepër gra sesa mendohet. Orgazmat variojnë në intensitet dhe gratë karakterizohen nga frekuenca e orgazmave të tyre dhe niveli i stimulimit të domosdoshëm për të shkaktuar orgazmën. Përveç kësaj, ka variabilitet që lidhet me moshën, gjendjen shëndetësore dhe përdorimin e medikamenteve të ndryshme.

Mungesa e orgazmës tek gratë, simptomat dhe shkaqet

Trajtimi

Është e vështirë të trajtohet anorgazma. Trajtimi do të varet nga shkaktarët, por më e rëndësishme është kombinimi i ndryshimeve në stilin e jetës, me terapinë në çift dhe preparatet.

Këshilla

E rëndësishme është të kuptohet trupi: të kuptosh anatominë e trupit tënd, të kuptosh mënyrën e pëlqyer të prekjes për të çuar në një kënaqësi seksuale më të plotë. Mund të përdoret një diagramë për të kuptuar anatominë, por mund të përdoret dhe pasqyrë. Më e rëndësishme është t’i kushtohet pak kohë eksplorimit të trupit. Nëpërmjet masturbimit ose një vibratori mund të kërkohet për të gjetur tipin e prekjes që të jep më shumë kënaqësi dhe më pas të diskutohet me partnerin. Nëse vetëeksplorimi është i pamundur, atëherë kjo mund të realizohet nëpërmjet partnerit.

  • Rritja e stimulimit seksual: Shumë gra kanë nevojë për stimulim direkt apo indirekt të klitorit për të arritur orgazëm, por jo të gjitha e realizojnë këtë. Ndryshimi i pozicioneve seksuale mund të sjell stimulim të klirorit,në të njëjtën kohë në pozicione të ndryshme bëhet e mundur që partneri të bëjë prekjen e klitorit gjatë aktit seksual. Po ashtu, përdorimi i vibratorit mund të ndihmojë ardhjen e orgazmës.
  • Këshillimi i çiftit: Duke diskutuar për tensionet dhe mospërputhjet sociale, mund të rregullohet edhe jeta seksuale.
  • Terapia seksuale: Kjo përfshin edukimin seksual, përmirësimin e aftësive komunikuese, ushtrime të sjelljes dhe mënyrës së prekjes së partnerit etj.

Trajtimi me ilaçe

  • Nëse ka sëmundje të tjera, mjekimi i tyre sjell në zgjidhjen e problemit të orgazmës.
  • Terapi estrogjenike në formë të pilulave, patch apo xheli mund të jepet një efekt pozitiv në funksionin e trurit dhe të faktorëve të sjelljes, që ndikojnë në përgjigjen seksuale. Përdorimi i estrogjenëve lokalë vaginalë rrit fluksin e gjakut në vaginë dhe përmirëson dëshirën seksuale.
  • Terapia me testosterone: testosteroni luan një rol të rëndësishëm në funksionin seksual femëror, çon në rritje të orgazmës, por ky përdorim nuk është i aprovuar nga FDA. Nga ana tjetër, përdorimi i testosteronit shoqërohet me efekte anësore, si: shtim i qimeve, ndryshime të sjelljes dhe personalitetit.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim