Mungesa e vitaminës B12, ç’probleme na shkakton?

Lodhja është simptoma më e zakonshme e njerëzve që kanë nivel të ulët të vitaminës B12. Por lodhja në vetvete mund të jetë një shenjë e pothuajse çdo gjendjeje shëndetësore – ose thjesht, ju nuk keni fjetur mjaftueshëm! Shenja të tjera të mungesës së vitaminës B12 përfshijnë humbje në peshë, kapsllëk ose diarre, nauze dhe të vjella, fryrje barku dhe shtim të gazrave (meteorizëm), mpirje apo ndjesi shpimi në duar dhe këmbë, humbje ekuilibri, gjuhë të kuqe.

vitamina b12Shumica e njerëzve me mungesë të Vitaminës B12 mund të kenë probleme të lehta. Por në disa raste mungesa e vitaminës B12 ka pasoja serioze. Ju mund të shfaqni shenja që përfshijnë të menduarit konfuz, humbje kujtese dhe demencë, e cila në raste të rënda është e pakthyeshme. Nivelet e ulëta të Vitaminës B12 mund të shkaktojnë gjithashtu neuropati, anemi dhe dobësi të kockave. Kjo vitaminë është një lëndë ushqyese e rëndësishme që ndihmon trupin të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut. Nëse keni mungesë kronike të Vitaminës B12, trupi juaj nuk prodhon sasinë e duhur të qelizave të kuqe të gjakut, e cila mund të çojë në anemi.

Cili ushqim përmban më shumë vitaminë B12?

Produktet shtazore si mishi, pula, prodhimet e detit dhe produktet e përditshme si qumësht, vezë, kos dhe djathë janë burimet më të mira të vitaminës B12. Mjalti, perimet dhe frutat nuk janë burime të vitaminës B12, ndaj kjo është arsyeja pse njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane nuk marrin mjaftueshëm B12. Nëse jeni vegjetarian, konsumoni një mëngjes me drithëra të pasuruar me Vitaminën B12. Ju gjithashtu mund të merrni një shtesë të Vitaminës B12, e cila rekomandohet për nënat shtatzëna dhe nënat që kanë fëmijë në gji dhe janë vegjetarine.

Ndonjëherë mungesa e Vitaminës B12 shkaktohet nga rrethana të tjera veç dietës. Në qoftë se trupi juaj nuk përthith siç duhet B12, do t’ju duhet ndihma e mjekut për të arritur nivelet e sigurta të Vitaminës B12.

Postime të ngjashme

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike