Mystret Dervishi, telefonatë në redaksinë e Shëndet+: Jemi në Itali. Ornela ka shpresë për jetën!

Denisa Canameti, “Shëndet+”

“Jemi në Itali. Ornela ka bërë një seancë kimio. Nuk është shumë mirë, por më mirë nga sa dukej këto kohët e fundit. Nuk na kanë dhënë shumë shpresë, por as nuk na i kanë shuar ato. Po presim. Do të luftojmë deri në fund. Ende nuk kemi paguar asnjë gjë, nuk e dimë si do të shkojë në vazhdim”.

Denoncimi nga shoqata "Together for Life" i rastit të Ornela Dervishit

Denoncimi nga shoqata “Together for Life” i rastit të Ornela Dervishit

Ishte kjo telefonata që Mystret Dervishi ka bërë dje në redaksinë e “Shëndet+”. Kur shpresat thuajse ishin shuar, 23-vjeçarja Ornelë, duket se me bekimin e familjes dhe dashurinë e të fejuarit, ka vendosur ta sfidojë dhe të fitojë mbi sëmundjen.

Kështu, në kuadër të një investigimi në shërbimin e onkologjikut, shoqata “Together for Life” dhe gazeta “Shëndet+” ngritën alarmin për rastin e 23-vjeçares Ornela Dervishi. Vajza vuan nga kanceri i mushkërive dhe është në stadin IV të sëmundjes. Mungesa e medikamenteve dhe pamundësia për t’i blerë ato jashtë spitalit ishin faktorë që vinin seriozisht në pikëpyetje jetën e vajzës.

Në bashkëpunim me babanë e Ornelës, gazeta “Shëndet+” dhe shoqata “Together for Life” pasi investiguan mbi historinë e sëmundjes, pasi u njoh me kartelën e saj dhe pas një bisede të gjatë me mjekët, bënë publike problemet e spitalit onkologjik, blerjen e ilaçeve kontrabandë, si dhe denoncoi këto probleme përpara shërbimit të onkologjikut, duke thirrur gjithë mediat.

Babai i Ornelës bëri thirrje për ndihmë, teksa tregoi gjithë kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij dhe përpjekjet për të shpëtuar të bijën 23-vjeçare.

Pas kësaj daljeje publike, Mysretit iu dha mundësia për të kërkuar ndihmë edhe në një nga emisionet më të ndjekur në mediat vizive “Pasdite në Top Channel”.

Ëndrra e Mysretit për ta dërguar vajzën jashtë vendit tashmë është bërë realitet. Ata kanë udhëtuar drejt Italisë, kanë nisur trajtimin dhe, të paktën, tani kanë shpresë.

(Rasti i Ornela Dervishit u publikua në gazetën “Shëndet+” në kuadër të projektit “Investigim i abuzimeve për të sëmurët me kancer”, zbatuar nga shoqata “Together for Life” dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.)

Postime të ngjashme

Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë