‘Na presin ditë të vështira’, Pipero: Pini ujë dhe çaj të ngrohtë, jo ilaçe pa konsultimin me mjekun

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero vijon të tërheq sërish vëmendjen qytetare për respektimin e prokotollit për t’iu shmangur infektimit me Covid-19.

Në një lidhje me emisionin “Repolitix”, Pipero shtoi se respektimi i tij ul rrezikshmërinë për infektimin dhe me sëmundjet stinore.

Ndërsa kërkoi që preporatet të merren vetëm me rekomandimin e mjekëve pasi pasojat do të ishin akoma dhe më të mëdha.

“Na presin ditë të vështira. Shpresoj të mos e bëjmë të vështirë, nëse respektojmë protokollin. Përdorimi i maskës, dezinfektantëve ka ulur edhe rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundjes stinore. Nëse kjo periudhë zgjat më shumë se 3-4 ditë duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Përpara se të shkojnë tek ai, mund të përdorin paracetamol. Duhet të përdorim ujë, është një preparat shumë i rëndësishëm, çaj i ngrohtë. Do iu lutesha që të mos përdorin preparate dhe ilaçe pa ia konsultuar mjeku, sepse bëjnë një gabim që do iu kushtoj më pas,” tha Pipero./

 

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim