Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani

Është ndarë nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Xhuvani, ndërroi jetë në një nga spitalet e Romës, ku po kurohej pas një sëmundjeje të rëndë. Sipas Balkan Web, regjisori ndodhej në Itali për të xhiruar një film të ri, por fatkeqësisht nuk arriti ta përmbyllte projektin që do të ishte i fundit.

Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë dhe në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Gjergj Xhuvani ishte i martuar me aktoren Luiza Xhuvani.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik