Ndahet nga jeta Prof. As. Dr. Iliriana Shehaj Ruka, një ndër ekspertet më të mira të diagnostikës së sëmundjeve të brendshme

Prof. As. Dr. Iliriana Shehaj Ruka, mjeke dhe pedagoge, një ndër ekspertet më të mira të diagnostikës së sëmundjeve të brendshme është ndarë nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, ku përmes një postimi in memoriam në rrjetet sociale, shkruan që Dr. Iliriana punoi plot pasion dhe me një përkushtim të admirueshëm si mjeke në Shërbimin e Hematologjisë, Spitali Nr. 1 që nga viti 1964 dhe si pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë në lëndën e Propedeutikës, sot Semiologjia Klinike, që nga viti 1967.

In memoriam!
Ndahet nga jeta Prof. As. Dr. Iliriana Shehaj Ruka, mjeke dhe pedagoge, ikonë e idealizmit human dhe mjekësor, një ndër ekspertet më të mira të diagnostikës së sëmundjeve të brendshme.
Ajo punoi plot pasion dhe me një përkushtim të admirueshëm si mjeke në Shërbimin e Hematologjisë, Spitali Nr. 1 që nga viti 1964 dhe si pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë në lëndën e Propedeutikës, sot Semiologjia Klinike, që nga viti 1967.
Për shkak të angazhimeve familjare jashtë shtetit, ajo shkëputet disa vjet për t’u rikthyer në vitin 1990 në Shërbimin e Hematologjisë, QSU “Nënë Tereza” dhe si pedagoge e njëkohësisht drejtuese e Katedrës së Semiologjisë Klinike deri me daljen në pension në vitin 2003. Ajo kontribuoi në edukimin e studenteve të Fakultetit të Mjekësisë si dhe formimin profesional të specializantëve në fushën e Hematologjisë dhe Sëmundjeve të Brendshme.
Prof. Iliriana ishtë modeli i mjekut, pedagogut, familjarit dhe simbol i mirësisë e qytetarisë, duke gëzuar respekt tek kolegët, studentët dhe pacientët. Ajo karakterizohej nga një disiplinë e fortë profesionale, përkushtim ndaj pacientëve dhe studentëve, por dallohej dhe për shpirtin e saj artistik. Prof. Iliriana është autore e disa teksteve dhe moduleve mësimore, me të cilët studentët e Fakultetit të Mjekësisë studiojnë ende.
Për këto cilësi Profesoresha jonë do kujtohet gjithmonë me respekt.
Me ikjen e saj familjarët humbën njeriun e tyre të dashur, kolegët humbën një mike dhe mentore të mirë.
U prehsh në paqe Prof. Iliriana!
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve