Ndahet nga jeta prof. dr. Panajot Boga, shenjoi historinë e ortopedisë e traumatologjisë në Shqipëri

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare një figurë e shquar në historinë e mjekësisë shqiptare, prof. dr. Panajot Boga.

Kirurgu i njohur, prof. Boga ka shenjuar historinë e ortopedisë e traumatologjisë në Shqipëri.

Panajot Boga ishte novator dhe akademik ne fushën e ortopedisë ku ka botuar 5 libra dhe qindra artikuj shkencorë.

Në vitin 2012 kur shërbimi i Ortopedisë mori emrin e tij, ai premtoi se nuk do t’i ndalë operacionet edhe kur të shkojë 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të prof.dr. Panajot Bogës.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata gjithashtu i ka dhënë lamtumirën duke u shprehur se Panajot Boga, “do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na le trashëgimi”.

“Lamtumirë Profesor! Sa trishtim lamtumira ndaj Kollosëve te Kirurgjisë dhe Mjeksesise Shqiptare! Do na mungoje energjia e pashuar, dashamirësia e pamasë, profesionalizmi pa cak! Do na mungosh njeriu Panajot Boga, por do mbetet mes nesh profesionisti shembullor me gjithçka na lë trashëgim! Përveç fëmije të tu biologjike, ke rritur shume djem e vajza Profesor, prandaj do mbetesh i paharruar! Te qofte e blertë lëndina! Ps: homazhet bëhen nesër, 8 Qershor, nga ora 10-13 pranë ambienteve të Fakultetit të Mjekësisë”, shkruan Gjata.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet