Ndalohet përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë! Ja çfarë i shkakton fëmijës

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Femrat që pinë paracetamol gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun që fëmija e tyre të vuajë nga astma. Rreziku është edhe më i madh nëse nëna përdor paracetamol sa herë ndihet keq.shtatzene

Gjatë një studimi të kryer nga Universiteti i Bristolit, në Britani, u monitoruan më shumë se 114 mijë fëmijë, ku 5.7% e tyre kishin vuajtur nga sëmundja e astmës që në moshën 3 vjeç, ndërsa 5.1% që të moshën shtatë vjeç. Nënat e fëmijëve të grupit të parë pranuan se kishin marrë paracetamol gjatë shtatzënisë.

Paracetamoli përdoret shumë nga gratë shtatzënë për të ndaluar dhimbjet, për të ulur temperaturën apo në rastet kur janë me grip. Mjekët thonë se astma shkaktohet tek fëmijët më shumë nga efekti i ilaçit sesa nga gjendja mjekësore që mund të ketë pasur nëna kur ka marrë këtë ilaç.

“Efekte të tilla janë të rëndësishme për shëndetin publik, pasi paracetamoli është ilaçi më i përdorur tek gratë shtatzëna dhe fëmijët”, thotë Maria Magnus, autore e studimit, nga Universiteti i Bristolit.

Edhe studime të mëparshme kanë bërë lidhjen mes paracetamolit të përdorur nga nënat shtatzëna dhe astmës. Por, dr. Magnus thotë se gjetjet e studimit të ri nuk kërkojnë ndonjë udhëzim tjetër në përdorimin e paracetamolit nga shtatzënat. Rezultatet e këtij studimi janë botuar në “Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë”.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm