Ndërgjegjësimi për shëndetin mendor, ekspertët: Duhet urgjent depistim i plotë i popullsisë

Në Javën Europiane të Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, psikologët nënvizojnë se për fat të keq shëndeti mendor në shumë raste është i nënvlerësuar dhe i papranuar.

Sipas tyre problematikat e shëndetit mendor janë të ndryshme dhe paparashikueshme, për shkak të dinamikave që ato paraqesin.

Valbona Treska, Presidente, Urdhri i Psikologut të Shqipërisë: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit Mendor është një gjendje e ngarkuar emocionale. Sipas studimit të fundit të paraqitur nga kjo Organizatë 1 në 8 persona vuajnë probleme të shëndetit mendor. Ne mendojmë se në Shqipëri, situata është edhe më e ngarkuar se kaq. Është një problematikë që mbahet më së shumti e fshehur nuk bëhet e ditur në shoqëri, nuk bëhet e ditur ndonjëherë edhe nga individët edhe brenda familjes.

Ajo që duhet të bëjë qeveria, institucionet, shoqatat, entet jopublike duhet të ndërmarrin politika dhe të bashkërendojnë punën në mënyrë që të behët një depustim i plotë i popullatës për të kuptuar çfarë problematikash kemi sot të ankthit, stresit, depresionit, çrregullimeve të renda të personalitet. Kështu mund të ndërmerren politika që do të zbutnin këto probleme në shoqëri.

Problemet që hasim më shpesh janë ankthi, stresi, depresioni, por më besoni problematikat janë shumë më të thella sesa kaq. Kemi problematika të çrregullimeve të personalitetit, të cilat nuk vihen në dukje, kemi problemet e varësisë shumë të theksuara të popullatës, si varësitë nga drogërat, alkooli, nga lojërat e fatit, varësisë nga teknologjia dhe rrjetet sociale.

http://https://youtu.be/qPNQOnP_Sls

Top Channel

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Studimi: Konsumimi e çdo sasie alkooli rrit rrezikun e demencës
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin