Ndodh për herë të parë, mëlçia e derrit transplantohet te njeriu

Shkencëtarët kinezë kanë transplantuar për herë të parë mëlçinë e derrit te një njeri. Kirurgët kanë arritur ta bëjnë të njëjtën gjë me zemrën dhe veshkat, por nuk ia kanë dalë me mëlçinë, pasi është një organ më i ndërlikuar.

Shkencëtarët e Fourth Military Medical University në Kinë ndryshuan gjenet e një derri të vogël dhe transplantuan indet e mëlçisë te një njeri, truri i të cilit kishte vdekur.

Operacioni zgjati 9 orë dhe marrësi është një burrë 50-vjeçar, klinikisht i vdekur, familja e të cilit autorizoi procedurën. Gjatë 10 ditëve të pasardhëse, mëlçia dhuruese prodhoi me sukses biliare dhe mbajti një rrjedhje të qëndrueshme të gjakut.

Ekipi shpreson që në vend të një zgjidhjeje afatgjatë, procedura e tyre të mund të përdoret një ditë si një trajtim i përkohshëm për pacientët me dështim të mëlçisë, ndërsa ata presin për një donator njerëzor.

Transplantet janë zgjidhja më e mirë për pacientët që kanë mosfunksionim të mëlçisë, por u duhet të presin për një kohë të gjatë për një dhurues.

“Implikimet klinike janë shumë të rëndësishme, pasi optimizimi i kësaj qasjeje mund të zgjerojë grupin e organeve të disponueshme dhe të shpëtojë jetë në urgjencat e mëlçisë. Është studimi i parë që demonstron se një mëlçi e modifikuar gjenetikisht si e derrit mund të mbijetojë dhe të ushtrojë funksione bazë metabolike – prodhimin e albuminës dhe biliare – në trupin e njeriut. Transplantimi i mëlçisë është trajtimi më efektiv për sëmundjet e mëlçisë në fazën përfundimtare, por kërkesa për mëlçi dhuruese e tejkalon shumë ofertën”, sipas studiuesve.

Ekspertët shpresojnë që organet e derrit të përdoren për të tejkaluar hendeqet e pritjes.

Organet e tij kanë madhësi dhe ngjashmëri gjenetike me njerëzit, por duhet që ADN-ja e tyre të  ndryshohet për të parandaluar refuzimin nga sistemi imunitar.

Duke qenë se mëlçia e derrit ka përmasa më të vogla, mund të transplantohet pa e hequr mëlçinë e njeriut në mënyrë që ta ndihmojë të funksionojë.

Vitin e shkuar, shkencëtarët në Pensilvani ia dolën që të lidhnin mëlçinë e derrit te një njeri e më pas të kryhej procesi i filtrimit, por organi nuk u vendos në trup.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore