Për arsye të ndryshme psikologjike dhe biologjike, gratë kanë marrëdhënie të ndryshme me ushqimin nga burrat. Ndryshe nga truri i meshkujve, truri i femrave lidh kënaqësinë së bashku me detyrimin për rënien nga pesha. Shkencëtarët thonë se kjo
mund të lidhet me dallimet hormonale, gratë kanë më shumë nevojnë për yndyrna sesa burrat.
Gratë gjithashtu kanë tendencë të kenë marrëdhënie të ndryshme me trupin e tyre dhe shpesh këto lidhen me shtimin e peshës tek ato. Luhatjet e peshës janë normale tek çdo individ, pavarësisht kileve që marrin. Në mënyrë që të humbasin yndyrë, si burrat ashtu edhe gratë, duhet të fitojnë masë muskulare dhe të ulin sasinë e yndyrës në trup.
Mënyra se si trajtohet stresi është një faktor tjetër që ndikon në rritjen e peshës, gratë dhe burrat ndryshojnë shumë edhe në këtë pikë. Një nga problemet më të mëdha që kanë gratë ndryshe nga burrat është se ato çdo gjë e lidhin me emocionet. Në rastet kur ndihen të stresuara ato janë të prirura të hanë më shumë pa e kuptuar.
Në lidhje me modelin e të ushqyerit, burrat e akumulojnë përqindjen e yndyrës rreth zonës së barkut për shkak të alkoolit që konsumojnë dhe e kanë më të vështirë se femrat për ta hequr atë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


