Ndryshon menuja në kopshte: Për një ushqyerje të shëndetshme, sipas OBSH

 

Menuja ushqimore e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës ka ndryshuar. Në ditën e parë fëmijët janë përballur me shije të reja dhe disa prej tyre edhe nuk e kanë ngrënë ushqimin.

Mëngjesin e të mërkurës fëmijët kanë ngrënë trahana dhe jo të gjithë vogëlushët e kanë pëlqyer.

“Mëngjesi i të mërkurës ka qenë bukë me gjalpë, djathë dhe qumësht, u zëvendësua me trahana. Dreka tani e kanë me mish pule, spinaq, oriz, selino, majdanoz, vezë, karotë dhe mendojmë se këto ingredient janë shumë të shëndetshëm”, thotë Gentiana Bello, drejtoresha e çerdhes nr. 23.

Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve thote se menuja është përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH për një ushqyerje të shëndetshme .

“Nga raportimet në të gjithë çerdhet ka pasur dhe fëmijë që nuk janë përshtatur por ata kanë qenë më pak se sa ne prisnim. Me pak durim do të mësohen”, thotë Zhaneta Muça.

Dietologia Blerina Bombaj shpegon se si është përgatitur menuja. “Është konceptuar që më shumë se 2/3 e ushqimit të nevojshëm ditor të fëmijës të merren në kopësht, dhe brenda tyre të merret maksimumi i hekurit, i vitaminës C, folateve, vitaminës A, dhe të evitohen sheqeri i tepërt, evitohen yndyrnat e ngurta”, thotë Bombaj.

Pritet që pas Tiranës kjo menu të shpërndahet edhe në qytetet e tjera.

Burimi: Top Channel / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar