Ndryshon varësia, Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë shkon tek Spitali i Traumës

Shërbimi Universitar i Ortopedi-Traumatologjisë tashmë do të jetë në varësinë e Spitalit Universitar të Traumës. Deri më tani ky shërbim ishte pjesë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndonëse ambientet e tij janë të vendosur pranë ish-Spitalit Ushtarak.

Ndërkaq, në urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ku përcaktohet ndryshimi i varësisë, përcaktohet gjithashtu edhe fakti se “në numrin e përgjithshëm të punonjësve, për vitin 2017, për Spitalin Universitar të Traumës do të shtohen 85 punonjës, numër ky që zbritet nga numri i përgjithshëm i punonjësve për QSUT-në.

Kjo do të shoqërohet edhe me kalimin e fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përkatëse, si dhe planifikimin e fondit në zërin “mallra-shërbime”, të nevojshëm për funksionimin e Shërbimit të Ortopedi-Traumatologjisë. Ndërkaq, me qëllim kalimin e aseteve të këtij shërbimi, drejtoria e QSUT-së dhe drejtoria e SUT-së do të ngrenë grup të përbashkët pune. Urdhri i ministrit i shtrin efektet nga data 1 janar e këtij viti./ BalkanWeb

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni