Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Që fëmija juaj të zgjohet me humor çdo ditë, sekreti është gjetja e orarit ideal për të fjetur gjumë. Tani çdo prind mund të gjejë kohën ideale të gjumit për fëmijët duke përdorur një llogaritës në internet. Duke vendosur moshën e fëmijës dhe kohën kur duhet të zgjohet, “Llogaritësi i gjumit për fëmijë” përcakton orën e saktë kur duhet të fikni dritat. Ky llogaritës është i vlefshëm për fëmijët nga mosha 4-18 vjeç.

bebi fle gjumeNuk është mirë t’i vendosësh fëmijët herët në gjumë, sepse ndodh që ata të zgjohen natën në momentin e gabuar të ciklit të gjumit. Pavarësisht se sa flenë, është mirë që fëmija të zgjohet njëherë natën, por jo duke ndërprerë një gjumë të thellë. Ky lloj zgjimi e ndihmon atë të ndihet më energjik gjatë ditës.

Disa fëmijë kanë nevojë për gjumë më shumë se fëmijët e tjerë, prandaj prindërit këshillohen ta mendojnë mirë orën kur duhet ta vendosin fëmijën në gjumë.

Llogaritësi, i krijuar nga uebsajti Sleep Calculator for Kids me ndihmën e doktorëve dhe ekspertëve të gjumit, përcakton oraret ideale kur fëmijët duhet të flenë.

Sipas llogaritësit, një 4-vjeçar të cilit i duhet të zgjohet në orën 7 në mëngjes, duhet të vendoset në gjumë në këto orare: 17:46, 18:16, 18:46, 19:16 ose 19:46. Ndërsa për një fëmijë 7 vjeç, i cili do të zgjohet në po të njëjtin orar, gjumi duhet ta ketë zënë në këto orare: 19:56, 20:46 ose 21:36.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"