Në mes të dimrit, punime për lyerjen e fasadave të Spitalit Infektiv

Emanuel Smaka

Pas denoncimeve të bëra shpeshherë në media për gjendjen e amortizuar të Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, lajmi i mirë është se më në fund po bëhen përpjekje për të ndryshuar pamjen e kësaj godine.

Prej ditësh ka nisur lyerja e ambienteve të jashtme në institucion, por së fundmi punimet janë ndërprerë sërish për shkak të reshjeve të shiut dhe temperaturave. Ajo që bie në sy është fakti se pavarësisht nisjes së punimeve, në ambientet e jashtme nuk ka të afishuar asnjë tabelë informuese mbi shumën që po investohet, kush është investitori apo subjekti që po zbaton projektin.

Nuk dihet nëse punimet do të shtrihen edhe në pjesë të tjera të godinës siç janë shkallët dhe ballkonet, të cilat janë amortizuar së tepërmi vit pas viti./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Alergjitë sezonale: Çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten në mënyrë efektive
Këto janë ushqimet që na “vjedhin” energjinë
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme