Në pranverë përfundon pandemia/ Alimehmeti: Të hiqen kufizimet

Pas dy vitesh mes vdekjes, sëmundjes dhe kufizimeve, pritet të kthehet jeta e mëparshme.

Pranvera e këtij viti do të shënojë fundin e pandemisë së koronavirusit. Dobësimi i valës “Omicron” ka filluar të ndihet dhe më e dukshme do të jetë në mars. Por vendimi për shpalljen e endemisë nuk është më çështje e mjekësisë.

“Pandemia nis gjithmonë me një problem, me një patogjen, por mbaron gjithmonë si një normë sociale dhe politike”, thotë për A2 CNN epidemiologu Ilir Alimehmeti.

“Mendoj që në pranverë, shumë nga shtetet por edhe OBSH mund të caktojë të deklasifikojë situatën jashtë fazës akute. Patjetër do të kemi raste dhe vatra. Fundin do e prekim që në mars, se ne po shohim që shifrat po bien që në shkurt”.

Për epidemiologun Alimehmeti, Shqipëria duhet të heqë edhe zyrtarisht masat anti-Covid, vendim që po e shqyrtojnë të gjitha shtetet. “Qartësisht asnjë shtet nuk e ndalon dot transmetimin e këtij virusi. Dielli nuk mbulohet me shoshë, prandaj masat qartësisht nuk kanë vlerë, por bëjnë dëm nga ana sociale dhe ekonomike”, thotë ai.

Specialistët thonë Sars-Cov-2 nuk do të zhduket edhe për disa kohë, por imuniteti natyral dhe ai përmes vaksinës ndihmojnë që sëmundja të kalohet më lehtë.

Postime të ngjashme

Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale