Në Shqipëri asnje rast me koronavirus/ Zv/Ministrja e Shëndetësisë tregon dhe shkakun e vdekjes së 45 vjeçarit nga Berati

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në komunikimin e përditshëm me median tha se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion të spitaleve një fond shtesë për mjetet e mbrojtjes personale.

“Pas mbledhjes së djeshme të Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë siguron se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore kanë gjendje sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale për këtë fazë në të cilën ndodhemi”, u shpreh Rakacolli.

“Janë testuar 13 raste të dyshuara tek udhëtarë që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi i ri dhe rezulton deri në këto momente, se Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19”, shtoi Zv/Ministrja.

Nga survejanca e përforcuar në pikat kufitare rezulton se janë kontrolluar dhe këshilluar 4800 udhëtarë që kanë një histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi i koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

Gjithashtu, nëse ata kanë shenjat e infeksionit viral, temperaturë, kollë dhe sidomos insuficencë respiratore (vështirësi në frymëmarrje), duhet të telefojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë.

Zv/Ministrja foli më tej për rastin 45-vjeçari nga Berati humbi jetën në Sanatorium.

“Pacienti ka humbur jetën si rezultat i një pneumonie që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin” u shpreh ajo.

Postime të ngjashme

Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim