Në spitale mungojnë 300 mjekë, Beqaj: 4 mjekë specialistë zgjodhën të punojnë në distancë

Spitalet rajonale po bëjnë evidencat e nevojave të tyre për mjekë specialistë.Në të gjithë vendin ka mungesë të 300 mjekëve dhe për të stimuluar bluzat e bardha të punojnë në këto rajone, qeveria miratoi në korrik bonusin prej 100.000 lekë shtesë mbi pagë.

ministri beqaj edukimi ne vazhdimMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, konfirmon se në 2 javët e para të shtatorit vetëm 4 mjekë kanë zgjedhur të punojnë në spitalet në distancë, një numër krejt i ulët në raport me nevojat.

Ministri Beqaj tha se “po punojmë për një kontratë specifike dhe deri tani kemi 3-4 rastet e para që janë gati të pranojnë të shkojnë nga Tirana në këto vende të largëta”.

Për Presidentin e Urdhërit të Mjekut, Fatmir Brahimaj, kjo situatë është krijuar për shkak të keqmenaxhimit të mëparshëm nga autoritetet e shëndetësisë që mbyllën specializimet për 4 vite si dhe nuk llogaritën siç duhet daljen në pension të mjekëve: “Nevojat e institucioneve shëndetësore në rrethe janë në disa specialitete. Kjo për shkak edhe të punës jo të mirë që është bërë më parë duke krijuar një vakum për specializimet, për një punë jo të programuar mirë, për daljet në pension, për mangësitë e tjera që ka.Kjo është një mundësi për të lehtësuar këtë. Duhet bërë punë më shumë për të krijuar specialistët e nevojshëm të sistemit tonë”.

Ky proces do disa muaj të realizohet dhe autoritetet e shëndetësisë shprehen se pacientëve nuk do tu mungojë marrja e shërbimeve në këto spitale.

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës