Negativ edhe pacienti zero, shkon në 3 numri i të shëruarve nga Covid-19 në Shqipëri

Një tjetër lajm i mirë në betejën kundër koronavirusit në vendin tonë. Pacienti zero doli negativ në testimin e tij për koronavirusin, duke u bërë kështu personi i tretë i shëruar nga Covid-19 në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Edhe ministrja Ogerta Manastirliu e njoftoi lajmin e mirë në një postim në rrjetet sociale.

“Një tjetër lajm i mirë. Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi. Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit”,shkruajti ajo.

Mbrëmjen e së premtes, autoritetet shqiptare dhanë lajmin e mirë për shërimin e dy pacientëve të tjerë, kontaktet e pacientit zero, të cilët pas ristestimit të dytë dolën negativë.

Pasi të lenë spitalin, këta pacientë do të qëndrojnë në karantinë në shtëpi për 14 ditë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni