Kryefaqja Box 4 Nënpërfaqësimi i grave në ekonomi ndikim negativ në prodhimin e brendshëm bruto

Nënpërfaqësimi i grave në ekonomi ndikim negativ në prodhimin e brendshëm bruto

0
Shpërndaje

Gratë dhe vajzat janë kthyer në gjeneruese të rritjes ekonomike në nivel ndërkombëtar. Arritja e diversitetit gjinor në sipërmarrjen private është me rëndësi jetike për të përmirësuar rezultatet e biznesit. Një studim i vitit 2019, kryer nga Cherie Blair Foundation dhe Boston Consulting Group, thekson se nëse gratë do të kishin përfaqësim të barabartë me burrat në sipërmarrje, PBB në rang global mund të rritej me 3-6%, duke ndihmuar rritjen e ekonomisë globale me 2,5-5 trilion dollarë.

Edhe pse gratë në Shqipëri përbëjnë 50.1% të popullsisë, sipërmarrëset femra përfaqësojnë vetëm 25.4% të pronarëve / administratorëve të ndërmarrjeve aktive në vend gjatë vitit 2019. Sipërmarrja private mbetet një mundësi më pak praktike e tërheqëse për gratë sesa për burrat, pasi grave u duhet të ndajnë përgjegjësitë si sipërmarrëse me përgjegjësitë familjare shumë më tepër se sa meshkujt. Po ashtu, dominanca mashkullore e mjediseve të biznesit ndër vite, e stepin gruan të hyjë në një mjedis thellësisht maskilist. Kështu, krijimtaria femërore dhe potenciali sipërmarrës i grave janë një burim i nënshfrytëzuar i rritjes ekonomike dhe i shtimit të vendeve të punës.

Gratë po ashtu vuajnë nga nënpërfaqësimi edhe në forcat active të punës, dhe në punësim. Bazuar tek Anketa e Forcave të Punës, INSTAT deklaron se përsa i përket popullsisë 15-64 vjeç, diferenca e pjesëmarrjes së burrave dhe grave në forcat e punës në 5-6 vitet e fundit ka qenë pothuajse i pandryshuar, me një përmirësim të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës me 61.6% në vitin 2019 nga 50.1% që ishte në vitin 2013. 

Pjesëmarrja në forcat e punës në vite

Një nga arsyet e inaktivitetit të grave në tregun e pnës, përveç të qenit nxënëse, studente, pjesëmarrëse në trainime, përvojë pune pa pagesë, është edhe për shak të përmbushjes së detyrave familjare (18%). Nga ana tjetër, vetëm 1% e burrave kanë si arsye të inaktivitetit të tyre përmbushjen e detyrave shtëpiake.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç gjatë vitit 2019 është 68.2% për burrat dhe 54.4% për gratë, ku është e dukshme se edhe këtu hendeku mes të dyja gjinive mbetet i lartë.

Për vitin 2019 struktura e të punësuarve sipas statusit të aktivitetit tregon se 27.1% e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 15.2% e tyre janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes. Për burrat e punësuar këto shifra janë përkatësisht 31.3% dhe 10.8%. 

Kufizimet ligjore e rregullatore së bashku me mangësitë në zbatimin e ligjit, ende pengojnë shfrytëzimin e plotë të mundësive ekonomike për gratë. Ndërkohë që vendi humbet çdo vit rreth 20% të PBB-së për shkak të përfaqësimit të ulët të grave në forcën e punës, numrit të lartë grave që punojnë pa pagë ose të nënpaguara, si dhe diferencës në paga mes burrave e grave. Kjo situatë duhet të përbëjë një sinjal alarmi për qeverinë dhe të vërë në lëvizje institucionet përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave gjinore në sektorin e ekonomisë. Puna dhet të fillojë nga hartimi periodic i satistikave gjinore që do të shërbejnë si bazë për të identifikuar problematikat me të cilat hasen gratë në treg dhe për të planifikuar ndërhyrjet e nevojshme. Aktualisht, satistikat gjinore nuk janë shtrirë në të gjithë sektorët dhe ende ka vështirësi për të siguruar informacion të përditësuar për pjesëmarrjen  grave dhe situatën e tyre në fushat përkatëse.  

Nisur nga mungesa e satistika dhe analizave gjinore në fushën e sipërmarrjes, shoqata “Together for Life”, në kuadër të projektit “Përmirësimi i fuqizimit ekonomik të grave pas pasojave të tërmetit dhe shpërthimit të COVID-19”, mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) realizoi studimin “Klima e biznesit dhe ndikimi i tërmeteve të vjeshtës 2019 dhe pandemisë COVID-19 te gratë sipërmarrëse”. 

Tashmë institucionet qendrore publike, si Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Mbrojtjes së Sipërmarrjes dhe Ministra për Rindërtimin, janë njohur me studimin dhe gjetjet e tij, veçanërisht me rekomandimet, ku kërkohet vëmendje më e madhe përsa i përket  mbështetjes së sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Po ashtu rezultatet e studimit i’u prezantuan edhe aktorëve të tjerë, institucioneve financiare banka e jo banka, me qëllim nxitjen e tyre për të hartuar politika, programe e oferta të përmirësuara ndaj sipërmarrjes femërore dhe për të ndërmarrë masa efektive në mbështetje të bizneseve të drejtuara prej grave. 

Shoqata “Together for Life” beson që ky studim do të jetë një pikënisje për matje e analiza të mëtejshme mbi sipërmarrjen e gruas në Shqipëri, sikurse edhe një pikëtakimi e frymëzimi për të gjitha gratë që planifikojnë ose veprojnë në sipërmarrjen private. 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here