Sipas studimeve të fundit, hulumtuesit nga Universiteti i Çikagos zbuluan se aftësitë matematikore të njerëzve janë kryesisht të lidhura me faktorin gjenetik. Sipas hulumtimeve të bëra me 400 nxënës të klasës së dytë, rezultoi se fëmijët të cilët i kishin prindërit të prirur për lëndët shkencore, ishin më të mirë se të tjerët. Gjenet e prindërve janë ato që kontribuojnë në aftësitë matematikore të fëmijëve.
Mjedisi ishte faktori i dytë që ndikonte në këto aftësi. Nëse fëmijët gjendeshin në një mjedis të tensionuar nga prindërit apo vetë ata, nuk kishin një performancë të mirë në matematikë.
Sipas po të njëjtit studim, thuhet se të gjitha fushat e inteligjencës janë të ndikuara nga të njëjtat gjene. Sipas hulumtimit, fëmijët që trashëgojnë një inteligjencë universale në të gjitha lëndët dhe luftojnë vetëm me një lëndë, e tillë si matematika, e bëjnë këtë edhe për shkak të faktorëve të mjedisit, dhe jo mungesës së aftësive profesionale.
Bazuar në një studim me 216 binjakë identikë dhe 298 binjakë të së njëjtës gjini, rezultoi se me shumë se 40% e dallimeve mbi performancën në matematikë shpjegoheshin nga gjenetika.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


