Nëse keni filluar të keni probleme me kujtesën, filloni të konsumoni menjëherë këtë suplement

Multivitaminat mbrojnë kujtesën. Hulumtimi i ri, i botuar në fillim të këtij muaji në The American Journal of Clinical Nutrition, zbuloi  se personat mbi 60 vjeç që kishin konsumuar multivitaminë për çdo ditë, për dy vite rresht shfaqnin aftësi më të mira kujtese.

Gjithashu u vu re se marrja e multivitaminave sjell përfitime të forta dhe të qëndrueshme në kujtesën episodike, që është aftësia për të riprodhuar kujtimet e përditshme. Studimi konstatoi aftësi të mira të përqëndrimit dhe analizës.

“Zbulimi se një multivitaminë e përditshme arrin të përmirësojë kujtesën dhe ngadalësojë  plakjen është emocionuese”, thonë studiuesit.

Edhe hulumtime të tjera kanë treguar se vitaminat sjellin përfitime, sidomos tek të moshuarit. Një studim zbuloi se njerëzit priren të thithin më pak B12 ndërsa plaken, ndërsa një tjetër zbuloi se vitamina E mund të jetë në gjendje të ngadalësojë dëmtimin njohës.

Studiuesit propozojnë edhe strategji të tjera që ndikojnë në mirëqenin e shëndetit mendor,  që përfshijnë mbajtjen e një jete shoqërore,  të qenurit fizikisht aktiv, të provojnë hobi të reja,  apo të mësojnë diçka të re.

Nëse keni filluar të keni probleme njohëse, atëherë filloni menjëherë. Bëjeni këtë pjesë të planit tuaj të trajtimit për të ngadalësuar plakjen, sidomos atë të trurit.

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë