Nëse nuk bën vaksinën, nuk ka shkollë!

Fëmijët italianë nuk do të lejohen që të regjistrohen në shkollë pa paraqitur vërtetimin që janë vaksinuar. Ky urdhër vjen pas shumë debateve mbi vaksinimin.

Prindërit rrezikohen që të gjobiten deri në 500 euro nëse dërgojnë të pavaksinuar fëmijët në shkollë. Ndërsa fëmijët nën 6 vjeç as nuk do të lejohen që të regjistrohen në shkollë.

Ky ligj i ri vjen pas shtimit të rasteve me fruth. Ligji i ri quhet Lorenzin, që mban emrin e ish-ministrit italian të Shëndetësisë, i cili kërkoi me detyrim që fëmijët të bëjnë disa vaksina para se të ndjekin ciklin shkollor dhe gjatë saj.

Në vaksinat që kërkohen të bëhen patjetër janë: Vaksina kundër lisë së dhenve, poliomieliti, fruthi, kundër shytave dhe rubeolës. Fëmijët deri në moshën 6 vjeç do përjashtohen nga kopshti nëse prindërit nuk paraqesin raportin ku tregojnë se janë bërë vaksinat. Ata të moshës deri në 16 vjeç nuk do ndalohen nga ndjekja e shkollës, por janë prindërit ata që do gjobiten nëse nuk i orientojnë fëmijët të shkojnë të bëjnë vaksinat e detyrueshme.

E pyetur nga gazetari i La Repubblica, ministrja e Shëndetësisë Giulia Grillo tha se afati është shtyrë nga data 10 mars që ishte vendosur. Por ajo u tregua e qartë: Nëse nuk bën vaksinën, nuk ka shkollë!

Ligji i ri u miratua për të rritur shkallën e vaksinimit nga nën 80% në objektivin 95% të vendosur nga  Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal