Nëse prisni djalë, keni kujtesë më të mirë

shtat1

Ky është rezultati i një studimi realizuar me 40 femra të ndjekura përgjatë 18 muajve gjatë shtatzënisë dhe disa muaj më pas shtatzënisë. Nënat shtatzënë me meshkuj, sipas studimit, do të jenë më pak të prekura nga ky çrregullim. Ndërsa rastet e nënave që presin të lindin vajzë kanë treguar në disa teste të aftësive mendore më pak kapacitet përqendrimi dhe kujtese.
Ky studim u nis për të vërejtur efektet e shtatzënisë në kapacitetin e të nxënit dhe të kujtesës. Edhe për vetë studiuesit ishte një surprizë fakti që pikërisht gjinia e bebes të kishte një ndikim në këto aftësi dhe për këtë arsye ata mbetën të befasuar nga rezultati i studimit.
Ishin 40 gra që u ndoqën në studim përgjatë 18 muajve, gjatë shtatzënisë dhe disa muaj më pas. Ato iu nënshtruan disa testeve psikologjike, të cilët varionin nga ato të aftësisë së dëgjimit, aftësisë për të parë etj. Nënat e ardhshme të bebeve meshkuj kanë dhënë rezultate gjithmonë e më të mira në eksperimentet e kryera.
Cila është arsyeja? Ende e panjohur. Ajo që mund të themi është se, një faktor i lidhur me gjininë e fetusit mund të influencojë në aftësinë mendore të nënës.

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
hiv aids
Mjeku infeksionist Arjan Harxhi: OBSH në 2023 e ka deklaruar HIV/AIDS sëmundje jovdekjeprurëse
Zbulohet “fabrika e bebeve” në Greqi, deri në 120 mijë € për “shitjen” e një fëmije
Treguesit e fertilitetit po përkeqësohen me shpejtësi/ Lezha, Gjirokastra, Berati dhe Dibra, me rënien më të madhe të lindjeve në 6-mujorin e parë
Drama e popullsisë/ Lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Boronica, si profilaksi e mirë në infeksionet urinare
Infeksionisti Stroni: Hepatiti B, rrezik më i madh se HIV/AIDS
Raporti i OBSH: Afërsisht 1 në 6 persona në mbarë botën përjetojnë infertilitet