Neurologu nuk paraqitet në urgjencë, pacientët në pritje duke rrezikuar jetën

 

Denisa Canameti

Urgjenca e Kardiologjisë në QSUT pret jo vetëm urgjencat kardiake, por edhe urgjenca e tjera reumatologjike, neurologjike etj. Në rastin e urgjencave për të cilat ky shërbim nuk është i pajisur me mjekë, funksionon që mjekun thirret për të ardhur QSUT Urgjencamenjëherë.

Por ndodh jo rrallë në urgjencën e QSUT-së që mjekët të mos shqetësohen dhe të mos e marrin mundimin të vijnë kur lajmërohen për ardhjen e një urgjence.

Kështu është edhe rasti i neurologut me iniciale G.C. që siç bëhet me dije nga burimet brenda QSUT-së për gazetën “Shëndet+”, nuk është paraqitur një ditë të tërë në urgjencë, pa u shqetësuar aspak për gjendjen e pacientëve të paraqitur aty dhe në rrezik për jetën.

Kjo sjellje vë sërish në pikëpyetje jo vetëm punën e mjekut, por edhe faktin nëse përqendrimi i të gjitha urgjencave në një shërbim të vetëm, do të mund të funksionojë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim