Nevoja për gjak e lartë, ka pak dhurues vullnetarë, dhjetë në 1 mijë veta

Në Shqipëri nevojiten çdo ditë 80 njësi gjaku, ndërsa përpos rasteve urgjente që mund të shfaqen, 600 të sëmurë me talasemi në të gjithë vendin kanë nevojë rregullisht për gjak.

Gjithnjë e më shumë numri i dhuruesve po vjen duke u ulur dhe kjo për shkak të uljes së numrit të popullsisë.

Kryqi i Kuq shpesh herë organizon fushata sensibilizuese të cilat në fokus të tyre kanë informimin, jo vetëm për nevojat për gjak, por edhe përfitimet që dhurimi sjell tek vetë dhuruesi.

Në 1 mijë persona në Shqipëri, vetëm 10 dhurojnë vullnetarisht gjak. Ndërkohë një studim së fundmi ka treguar se dhuruesit e rregullt kanë më pak shanse të preken nga ataku kardiak, infarktet dhe kanceri.

Gjithashtu dhurimi i rregullt është trajtimi kryesor jetëshpëtues i të sëmurëve me hemokromatoz të lindur si dhe me policitemi./TCH

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë