Nevojë urgjente për rritjen e buxhetit për trajtimin e kancerit

Denisa Canameti

Nevoja për krijimin e kësaj shoqate lindi nga numri i madh i grave të prekura nga kjo sëmundje, me qëllimin e mbrojtjes së të drejtave të tyre. Tre vitet e fundit,  “Europa Donna Albania” ka qenë inaktive dhe ka rifilluar aktivitetin e saj në vitin 2016  pas reformimit  dhe riformatimit gjyqësor.

Në Shqipëri kanceri përbën një problem në rritje. Ndërkohë që rritet numri i viktimave nga kanceri, sistemi shëndetësor ndeshet me nevojen për të siguruar barnat e efektshme dhe pajisje të teknologjisë së fundit.

Sipas të të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, kanceri është shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend pas sëmundjeve kardiovaskulare. Raportohen 4000-4500 raste të reja të kancerit çdo vit. Të dhënat e disponueshme të kancerit bazohen pjesërisht në regjistrin e Qendrës Onkologjike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, dhe pjesërisht nga regjistrat e spitaleve të rretheve dhe shërbimeve të patologjisë. Përqindja e regjistruar e kancerit në Shqipëri (rreth 1000 raste të reja për 100.000 banorë) është e ulët krahasuar me atë të vendeve të tjera Evropiane, gjë që mund të jetë për shkak të regjistrimit jo të plotë dhe/ose përqindjes së lartë të të rinjve në Shqipëri. Përafërsisht, 73% e Shqiptarëve ose gati tre të katërtat e popullsisë janë më pak se 45 vjeç dhe mosha mesatare eshte 31 vjeç – më e ulëta në Evropë. Por, në vitet e ardhshme, me plakjen e popullsisë, pritet një rritje e konsiderueshme e numrit të kancereve në vendin tonë. Kanceri tashmë është një problem serioz në vend, përgjegjës për 17% të të gjitha vdekjeve, duke u bërë kështu një barrë në rritje për sistemin e kujdesit shëndetësor (SKSH) në vendin tonë.

 Problemi kryesor vazhdon të jetë:
Mungesa e medikamenteve. (“E drejta për akses”, Pika 2 e Kartës së të Drejtave të Pacientëve). Ndërkohë që numri i të prekurve me kancer gjiri shtohet edhe nevoja për ilaçe është më e madhe, pra nevoja për shtimin e buxhetit është urgjente.

Trajtimi i një të sëmuri me kancer ka disa faza dhe është shumë e rëndësishme që të bëhet i plotë dhe në kohë.  (“E drejta për respektimin e kohës së pacientëve”, Pika 7 e Kartës së të Të Drejtave të Pacientëve)

Mungesa e medikamenteve herë pas herë në Onkologjik, bën që pacientët të mos e bëjnë kurën e plotë dhe kjo reflektohet në komplikacione të mëtejshme. Ilaçet janë shumë të shtrenjta dhe pacientët nuk mund t`i sigurojnë (“E drejta për akses”, Pika 2 e Kartës së të Drejtave të pacientëve)./ ProPacientit.com

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën