Nga anullimi i takimeve me mjekët, deri tek vaksinat “e humbura”, si ka  ndikuar pandemia në sistemin shëndetësor parësor

Përshtati në shqip: Armela Llazi

Koronavirus ka prekur shëndetin e njerëzve në më shumë se një mënyrë.

Në javët e kaluara Medical News Today ka investiguar mënyrat që pandemia e koronavirus ka prekur, direkt dhe indirekt jetët e njerëzve në të gjithë globin.

Në këtë artikull të veçantë, ne do trajtojme një anë tjetër, të cilën pandemia COVID-19 ka prekur vendet në të gjithë botën: do trajtojmë ndikimin e saj në kujdesin  shëndetësor parësor.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e përkufizon kujdesin parësor shëndetësor si “një qasje e tërë shoqërisë ndaj shëndetit dhe mirëqenies e përqendruar në nevojat dhe preferencat e individëve, familjeve dhe komuniteteve”.

Kujdesi shëndetësor parësor, “shpjegon OBSH,” siguron që njerëzit të marrin një kujdes gjithëpërfshirës – duke filluar nga promovimi dhe parandalimi, deri te trajtimi dhe rehabilitimi – aq afër sa është e mundur për mjedisin e përditshëm të njerëzve. ”

Qasja në kujdesin shëndetësor është një e drejtë themelore e njeriut, por tendosja që ka vendosur pandemia COVID-19 kudo në sistemet e kujdesit shëndetësor , ka ndikuar, nga ana tjetër, në sigurimin e kujdesit parësor të shumë njerëzve.

Impakti në prindërit e ardhshëm

Për shkak të frikës për përhapjen e koronavirusit, ofruesit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën kanë minimizuar kontaktin personal me pacientët e tyre.

Kjo ka ndikuar në kujdesin prenatal, një aspekt thelbësor për të siguruar që gratë shtatzëna dhe fëmijët në zhvillim të qëndrojnë të shëndetshëm gjatë gjithë shtatëzanisë.

Zyra për Shëndetin e Grave në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore këshillon kontrolle të shpeshta dhe ekzaminime për gratë shtatzëna. Ata theksojne se duhet të përfshihet një kontroll në muaj gjatë javëve 4–28 të shtatëzanisë, dy në muaj gjatë javëve 28–36, dhe kontrollet javore nga atëherë e deri në lindje.

Gjithsesi, pandemia i ka bërë më të rrezikshme këto lloj vizitash tek mjeku obstetër  ose të pamundura për tu realizuar.

Mjekët obstetër me bazë në SHBA raportojnë se kryejnë takime më pak të shpeshta me pacientët ose i janë drejtuar telemjeksësisë. Specialistët argumentojnë se telemjekësia është më e përshtatshme dhe më e sigurt duke ju  mundësuar për gratë shtatëzanë mbështetjen e nevojshme për të mos u  vënë në rrezik duke ndjekur takimet mjekësore personalisht gjatë pandemisë.

Sidoqoftë, gratë shtatëzanë mund të kenë frikë dhe për arsye të tjera. Për shembull, cfarë ndodh nëqoftëse ato infektohen nga virusi? Si do të jetë përvoja e lindjes gjatë pandemisë?

Prindërit e ardhshëm shqetësohen për lindjen

Në SHBA, qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shprehen se disa mjekë mund ta shohin të nevojshme ndarjen e nënës nga fëmija menjëherë pas lindjes nëse dyshojnë se gruaja mund të jetë e infektuar.

“Përcaktimi nëse duhet apo jo të ndahet nëna e dyshuar apo e infektuar me COVID–19  nga fëmija i porsalindur duhet të bëhet rast pas rasti duke marë një vendim të përbashkët midis nënës dhe stafit mjekësor” këshillon CDC

Ekziston gjithashtu shqetësimi se partnerët, të cilët zakonisht ofrojnë siguri dhe mbështetje gjatë lindjes, mund të mos lejohen të hyjnë në dhomën e lindjes ose të bejne vizita ne maternitetit.

CDC këshillon që vizitorët mund të marin pjesë gjatë procesit të  lindjes, por vetëm nëse nuk tregojnë simptoma të COVID-19 dhe gjithashtu veshin pajisje të përshtatshme mbrojtëse

Në Mbreterinë e Bashkuar disa spitale kanë ndaluar të gjitha vizitat në maternitete dhe në Gjermani disa spitale nuk lejojnë hyrjen e partnerëve në sallën e lindjes.

Në të gjithë Europën, spitalet duken se po bëjnë thirrje të pavarura se kush mund të qendrojë dhe të mbështesë nënën gjatë procesit të lindjes, dhe kush është i lejuar të bëjë vizita në spital pas lindjes, duke cuar në shqetësime shtesë dhe paqartësi midis prindërve të ardhshëm.

“Gratë duhet të lindin vetëm dhe pa mbështetjen e partnerëve–kjo shkaktoi një debat të madh këtu, ” tha Juuli, nga Estonia për MNT

“ Ka zëra  që partnerët tanë nuk do të lejohen në maternitet” gjithashtu rrefeu Alexandra e cila jeton ne Belgjikë. Alexandra ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, I cili lindi menjëherë pasi Belgjika njoftoi fillimin e masave shtrënguese në mes të muajit mars.

Anullimi i takimeve me mjekët

Anullimi i kontrollove gjatë shtatëzanisë, ose transferimi i tyre në qasjen telemjekësore, ishte pjesë e një efekti shumë të madh në kujdesin parësor

Meqënëse OBSH e shpalli shpërthimin e SARS-CoV-2 pandemi , ekziston një shqetësim që për momentin është e pasigurt për të marë pjesë në kontrolle mjekësore në spitale dhe klinika

Në të gjithë botën, zyrat e mjekëve kanë mbyllur dyert dhe i kanë kthyer vizitat e tyre në telemjekësi, duke ndjekur udhëzimet e vendeve të tyre.

Për shembull në SHBA, CDC rekomandon që sistemet e kujdesit shendetesor ti japin përparësi vizitave urgjente dhe të vonojnë vizitat e tjera për të zbutur përhapjen e virusit në mjediset e kujdesit shëndetësor.

Në Britaninë e Madhe Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) gjithashtu rekomandon që njerëzit që kërkojnë këshilla mjekësore ti marin ato online, të tefonojnë mjekun e tyre ose linjën ndihmëse të NHS. Ata  duhet të shkojnë të takojnë një doktor vetëm kur u është kërkuar një gjë të tillë shprehimisht për shkak të shqetësimeve serioze.

Por anullimi i një numri të konsiderueshëm të operacioneve të planifikuara gjatë pandemisë ka lënë shumë njerëz në Britaninë e Madhe të frikësuar për shëndetin e tyre afatgjatë dhe të ndjehen si dëm kolaterial.

Në Francë ku më shumë se 27000 njerëz kanë vdekur për shkak të virusit ashpërsia e situatës ka bërë thirrje për një rregullim serioz të sistemit të kujdesit shëndetësor

Diana nga Franca, vlerësoi reagimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend. Ajo I tha MNT se sistemi atje ishte në gjendje të riorganizohej në mënyrë që të lehtësonte presionin nga spitalet e mbushura me njerëz në të gjithë vendin drejt atyre që kishin më shumë burime në dispozicion.

Shumë njerëz janë duke pritur për vizitat e tyre mjekësore që janë shtyrë për një arsye të dukshme, por ato po shpresojnë të hapin vizitat për ato që i  kanë të nevojshme më shpejt, tha Juuli nga Estonia.

Vaksinat e humbura mund të çojnë në shpërthime të tjera

Dhe ndërsa organizatat e kujdesit shëndetësor si CDC vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e imunizimit të fëmijëve kundër viruseve të tjera, ata gjithashtu vërejnë se numri i fëmijëve që bëjnë vaksinat  ka rënë dukshëm.

Kjo mund të rezultojë, pjesërisht, nga masat e bllokimit dhe politikat e qëndrimit në shtëpi, por gjithashtu ka të ngjarë të jetë për shkak të anulimeve të lartpërmendura dhe vonesave në vizitat e kujdesit parësor.

Sacha Deshmukh, Drejtori Ekzekutiv i UNICEF U.K., ka paralajmëruar se “deri në 117 milion fëmijë mund të humbasin vaksinat për shkak të pandemisë globale.”

Mihai nga Rumania, tha se ai dhe bashkëshorti i tij ishin të shqetësuar për imunizimet e humbura të djalit të tyre të ri.

“Ne jemi në ankth për vaksinimin e birit tonë sepse mjeku ynë i familjes ka shtyrë takimin. Vetëm tani ata kanë filluar të bejne planifikime për oraret e  reja vaksinimi, “na tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus,në një raport të fundit të OBSH sugjeron që “shkalla e përparimit në kujdesin shëndetësor në të gjithë botën është shumë e ngadaltë për të përmbushur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe do të shtyhet gjithmonë dhe më tutje nga COVID-19.”

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm kanë një axhendë të gjerë që Kombet e Bashkuara (UN) kanë miratuar me qëllim frenimin e varfërisë dhe privimeve të tjera – përfshirë këtu në fushën e kujdesit shëndetësor – globalisht deri në vitin 2030.

Bota  nuk ka bërë sa duhet për të përmbushur premtimin e shëndetit për të gjithë, “paralajmëron Drejtori i Përgjithshëm i OBSH.

“Pandemia ka bërë të qartë si një kristal se ne jemi një botë që kemi më shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin sesa do të guxonim kurrë të besojmë,” ai vazhdon të thotë.

Mbrojtja më e mirë kundër shpërthimit të sëmundjeve dhe kërcënimeve të tjera për shëndetin është gatishmëria, e cila përfshin investime në ndërtimin e sistemeve të forta shëndetësore dhe kujdesin parësor shëndetësor.

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje