Nga bakteret e zorrëve e deri tek kanceri, ja arsyet që ju fryjnë barkun dhe ju shtojnë gazrat

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Fryrja e barkut është një dukuri që ju ndodh shumë njerëzve. Nëse ju ndodh në mënyrë të vazhdueshme atëherë duhet të gjendet shkaktari. Ja shkaqet kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut:

bloatedIntoleranca ndaj qumështit: njerëzit intolerantë ndaj laktozës shpesh përjetojnë fryrje të barkut, dhimbje, të vjella dhe probleme të tjera me tretjen.

Intoleranca ndaj grurit: gluteni apo përzierja e proteinave që gjenden në grurë, thekër apo elb mund të shkaktojë reagime në zorrë. 1 në 100 njerëz vuajnë nga sëmundjet celiac, në të cilën gluteni dëmton rreshtimin e zorrëve.

Bakteret e zorrëve: janë një ndër shkaqet kryesore që ndikojnë në problemet me tretjen dhe inflamacion të traktit digjestiv.

Përdorimi i medikamenteve të caktuara: disa lloje ilaçesh të tilla si aspirina apo antacids mund të shkaktojnë irritime të stomakut, fryrje të barkut apo gazra të shumta.

Nuk ka mjaftueshëm acid në stomak: nivelet e ulëta të acidit në stomak krijojnë gjendje të quajtura aklorhidria apo hipokolrhidria. Këto gjendje tregojnë se stomaku nuk mund të tresë ushqimin në mënyrë të duhur duke shkaktuar kështu çekuilibër të baktereve në zorrë. Këto gjendje çojnë në fryrje të stomakut pas ngrënies.

Mensturacionet: shumë gra vuajnë nga fryrja e barkut gjatë ciklit mujor. Kur niveli i estrogjenit rritet, mitra trashet dhe shkakton ndesi fryrje.

Mund të jetë diçka më serioze: nëse fryrja e barkut ju vazhdon për më shumë se 3 javë është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek. Fryrja e stomakut sëbashku me dhimbjet pelvike dhe lodhjen ekstreme mund të jenë sinjalizues për disa lloje kanceresh.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë