Ngacmoi s*ksualisht pacienten, lirohet nga detyra mjeku

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka liruar nga detyra mjekun Sinan M, pas denoncimit në një emision investigativ për ngacmim seksual ndaj një pacienteje.

“Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) njofton se, pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin “STOP”, që tregojnë veprime dhe komunikime të papërshtatshme në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.10, Tiranë, është marrë masa e menjëhershme e lirimit nga detyra të mjekut S.M..

Vendimi është marrë në përputhje me Kodit e Punës dhe Rregulloren e Brendshme të OSHKSH, të cilat përcaktojnë se çdo sjellje që cenon rëndë etikën profesionale dhe parimet e mirëbesimit përbën shkelje të rëndë disiplinore dhe sjell zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënies së punës”, njoftoi OSHKSH.

Sipas videos së publikuar nga emisioni “Stop”, gjatë videos së transmetuar, ai kryente sjellje që e tejkaloi marrëdhënien profesionale mjek-paciente.

Doktori bëri komente me përmbajtje erotike, e ngacmoi fizikisht, i bëri ftesa me nënkuptime seksuale dhe u mundua të krijojë një situatë intime, duke shkelur rëndë etikën profesionale.

jatë bisedave tërësisht të papërshtatshme, mjeku i Qendrës Shëndetsore nr.10 Sinan M, e mbyll pacienten në zyrën e tij, duke kërkuar ta bindë për të kryer raport seksual.

Ai madje komenton edhe të brendshmet e saj, duke përdorur fjalor vulgar edhe për zyrën e shtetit.

Qytetarja – Ti, për çfarë je i prerë tani?

Dr. Sinan M  Që do të zë, që do jemi bashkë!

Qytetarja – Që do më zësh? Po nuk më zë, o doktor!

Dr. Sinan M – S’ka ndonjë gjë, moj!

Qytetarja – Raki mos pi më, për sot njëherë!

Dr. Sinan M – Këtë, po e pi për ty faktikisht. E piva vetëm për ty. Ulu! S’ka gjë. Ulu, se kam q… ,se pastaj po m’u ngrite, mua ma heq trurin me atë barkun! Edhe me thënë të drejtën aty… Do të them vetëm një diçka!

Qytetarja – Pa më prekur!

Dr. Sinan M – Po mirë, se doktori edhe të prek!

Qytetarja – Po doktori të prek, kur bën vizitën. Në këtë rast, nuk po bëjmë vizitën tani.

Dr. Sinan M – Mirë! Me thënë të drejtën, këtë prerjen këtu, kët’, jo!

Qytetarja – Po mirë pra tashi, po shtyhu tani, se…!

Dr. Sinan M – Mirë! Dak..! Dak..! Dakord!

Qytetarja – Vetëm shtyhu! Të lutem!

Dr. Sinan M – Mirë!

Qytetarja – Vetëm shtyhu, të lutem! Mos më prek tani! Të lutem, mos më prek doktor!

Dr. Sinan M – E di, që femrën, po e preke…

Qytetarja – Jo! Mos më…, mos më..! Të lutem, mos më prek!

Dr. Sinan M – Mirë! Dakord! Hiqe dorën!

Qytetarja – Do ma hapësh derën të lutem tani?

Dr. Sinan M – Derën?

Qytetarja – Çohu! Të lutem!

Dr. Sinan M – Unë të kuptoj, që…?

Qytetarja – Që çfarë?

Dr. Sinan M – Ça dëshire ke…?

Qytetarja – Fakti, që unë po të refuzoj, do të thotë, që kam dëshirë?

Dr. Sinan M – Edhe komplimente për look-un! Po unë i kam shumë qejf brekët, me thënë të drejtën. Që i ke të zeza, atë e pashë. Po aman, po i ule pak, vetëm pak kështu përpara..! Se nuk jam prej…, prej…, prej druri unë…

Qytetarja – Po ça të bëj unë?!

Dr. Sinan M – Rob jam dhe unë…

Qytetarja – Po doktor! S’kam faj unë, mo doktor, se unë erdha për vizitë. Ciao! Faleminderit!

Edhe pse troket dera, doktori nuk ndalon së provuari për një kontakt fizik me vajzën, duke vënë në dyshim integritetin e profesionit, institucionit dhe vetë personalitetit të tij.

Postime të ngjashme

Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit
Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj
KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë
Falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshme, disa të arrestuar!
7 gabime që bëni në mëngjes, të cilat dëmtojnë zorrët
ChatGPT nuk do të japë më këshilla mjekësore! Ja çfarë parashikon rregullorja e re
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!