Ninulla më e ëmbël për të vënë fëmijën në gjumë

ninulla1

Ninullat janë nga mënyrat më të mira për të vënë fëmijët e vegjël në gjumë dhe shpesh nënat ja këndojnë ato fëmijëve të tyre. Por, ky baba ka gjetur një mënyrë speciale dhe shumë efektive për të vënë në gjumë djalin e tij.

Samuelin 5 muajsh nuk e zinte gjumi për shkak të një infeksioni në vesh dhe babai i tij, i gjendur në një pozitë të vështirë, vendosi të luante një ninullë në piano. Ai e puthi djalin e tij para se të fillonte të luante ninullën e famshme të Johannes Brahms, “Cradle Song”. Në vetëm pak sekonda Samueli i vogël i mbyll sytë dhe bie në gjumë.

David Motola, muzikant, tha se djali i tij fjeti për 8 orë. “Unë kurrë nuk e kishte provuar këtë gjë më parë dhe nuk isha i sigurt nëse do të funksiononte”, tha ai. Motola e publikoi videon në profilin në “Facebook” dhe menjëherë videoja u kthye në një hit në internet.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka: Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit