Nis për herë të parë ofrimi i shërbimit të koronarografisë në Spitalin e Shkodrës

Spitali i Shkodres

Për herë të parë ka nisur ofrimi i shërbimit të koronarografisë në një prej spitaleve rajonalë të vendit. Është pikërisht ekipi i mjekëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës, i mbështetur edhe nga mjekët kardiokirurgë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, që kanë realizuar gjatë kësaj fundjave kryerjen e dy procedurave të para të koronarografisë në spitalin e kryeqendrës së veriut.

Tashmë, pacientëve të Shkodrës, por edhe gjithë zonës së veriut, nuk do t’u duhet të udhëtojnë më drejt Tiranës për të pritur radhët e gjata por edhe për të marrë këtë shërbim, pasi ai mund të realizohet në Spitalin Rajonal të qytetit pas fillimit të punës së kabinetit të kardiologjisë.

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Prof. Dr. Edvin Prifti, theksoi se ky është eventi më i madh klinik në këtë qytet.

“Në konsideratën time, është eventi më i madh klinik për qytetin e Shkodrës dhe më gjerë, realizimi për herë të parë i procedurave diagnostiko të koronarografisë. Unë jam shumë i kënaqur për rezultatin dhe për këtë hapësirë të re që i krijohet mjekësisë së Shkodrës”, ka pohuar Prifti.

Për specialistët e fushës, hapja e këtij shërbimi në Shkodër do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, pasi rastet urgjente me infarkt apo ato akute me problem në zemër trajtohen që në orët e para të shfaqjes së problematikës shëndetësore.

Sipas dr. Luan Dragusha, kardiolog në Spitalin e Shkodrës, ky shërbim do të ndikojnë në rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me probleme në zemër.

“‘Një shprehje thotë se milje të tëra fillojnë me një hap;’ për ne ky është hapi i parë i një rruge shumë të gjatë. Është një sukses për spitalin tonë dhe ka rëndësi sepse kjo është një procedurë që realisht zgjat jetën e pacientit. Ne jemi i vetmi spital, jashtë Tiranës, që ofron këtë shërbim për pacientët me zemër në ndryshim nga të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë. Ndaj gjithë pacientët të cilët kanë problem me zemrën, infarktin nuk do të kenë nevojë që të marrin rrugët dhe të shkojnë në qytete të tjera, por do ta zgjidhin problemin e tyre këtu,” ka pohuar Dragusha.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni