Kryefaqja Aktualitet Nisin punimet për Spitalin e ri të Kardiokirurgjisë, Manastirliu: Model në të...

Nisin punimet për Spitalin e ri të Kardiokirurgjisë, Manastirliu: Model në të gjithë rajonin, drejt finalizimit modernizimi i plotë i QSUT-së

0
Shpërndaje

Kanë nisur punimet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për rindërtimin e Spitalit të Shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

Punimet janë inspektuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e ka konsideruar një investim madhor për kardiokirurgjinë shqiptare, një spital që do të jetë shembull në të gjithë rajonin.

Nis puna për rindërtimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT, shërbimet  që do të mbulojë - Gazeta Dita

“Ky nuk është thjeshtë një rehabilitim, është rindërtim, me funksione të reja, është tërësisht një arkitekturë e re nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimimeve që do të ofrohen. Spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të jetë një shembull në të gjithë rajonin. Janë rreth 4000 metër katrorë në dispozicion. Po shkojmë drejt finalizimit të modernizimit të QSUT-së sa i përket infrastrukturës dhe ecim përpara tani me inovacionin dhe inteligjencën artificiale”, deklaroi Manastirliu.

Teksa u shpreh se do të ngrejë në një nivel të ri shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjise Vaskulare, Ministrja Manastirliu, bëri me dije se ky spitali i ri do të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.

“Ne jemi duke marrë masa edhe për blerjen e të gjithë pajisjeve, pra që nga sallat, deri tek mobilimi spitalor dhe gjithë elementet që kanë të bëjnë me fillimin e punës dhe funksionalitetin e spitalit, megjithatë kemi kohë të mjaftueshme për të parashikuar përpos të gjithë pajisjeve, por edhe avancimin në teknologji, në fuksion me ngritjen e një standardi në një nivel të ri të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vazale. Do të jemi drejt fundit të vitit 2024 me një spital të kompletuar dhe jam e bindur se kjo do ridimensionojë punën për më shumë shërbime ndaj qytetarëve dhe cilësia të jetë e një standardi të lartë”, tha Ministrja Manastirliu.

Edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamjet nga projekti dhe fillimi i punimeve.

Nisin punimet për Spitalin e ri të Kardiokirurgjisë, Manastirliu: Model në  të gjithë rajonin, drejt finalizimit modernizimi i plotë i QSUT-së - Top  Channel

“QSUT – Hapen punimet për rindërtimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë vazale, që do të jetë një model i spitaleve kardiokirurgjikale në rajon, me standardet më të mira, duke çuar drejt finalizimit investimet e mëdha për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza””, ka shkruar kryeministri.

Ky investim është një financim i qeverisë shqiptare me vlerë 4.3 mln euro, në kuadër të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Do të jetë një investim rrënjësor, i pari i këtyre përmasave që prej ndërtimit të këtij spitali në vitet ’80. Investimi në spitalin e ri do të përfshijë: Shërbimin e kirugjisë vaskulare; Shërbimin e kardiokirurgjisë; Bllokun operator që do të ketë 3 salla për kardiokirurgjinë dhe 1 sallë dedikuar kirugjisë vazale; Shërbimin e terapisë intensive, që do të jetë i integruar në shërbimin e kardio-kirurgjisë, duke lejuar një menaxhim më fleksibël të zonave të trajtimit të pacientëve para dhe pas operacionit. Gjithashtu janë parashikuar edhe pajisje të reja mjekësore për këtë spital, punimet e të cilit pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2024./Top Channel

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here